Para nisjes për në Hagë, flasin ish-komandantët e UÇK thirrur nga Specialja

E mërkurë, 09 Janar 2019 09:02

Sabajdin Cena, ish-epror i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, është njoftuar dje se të hënën e ardhshme duhet të udhëtojë për në Hagë. Ndonëse ende nuk e di se çfarë statusi do ta ketë, ai thotë për “Zërin” se më shumë preferon të jetë i akuzuar sesa dëshmitar i Speciales. Edhe ish-kreu i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, ka folur për ftesën që i është bërë nga ky institucion i drejtësisë, shkruan gazeta "Zëri".

Sabajdin Cenajn, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën e Pashtrikut, dje pasdite e kanë njoftuar nëpërmjet telefonit se të hënën e ardhshme, përkatësisht më 14 janar 2019, do të duhej të udhëtojë për në Hagë pas një ftese që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Pak ditë para nisjes për në Hagë Cena ka thënë për “Zërin” se ende nuk e di nëse do të jetë i akuzuar ose dëshmitar i kësaj Gjykate. “Ftesën nga Gjykata Speciale e kam marrë një muaj më parë. Por sot (të martën) më kanë kontaktuar nëpërmjet telefonit dhe më kanë njoftuar se më 14 janar 2019 më duhet të udhëtojë për në Hagë. Patjetër që do t’i përgjigjem kësaj ftese, por ende nuk e di nëse do të jem i akuzuar ose dëshmitar. Do të doja që të jem i akuzuar dhe më së paku do të dëshiroja të jem dëshmitar”, thotë Cena gjatë bisedës për “Zërin

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pas golit të dytë tifozët Kuq e Zi hodhën sende ndaj portierit

Sport

Pas golit të dytë tifozët Kuq e Zi hodhën sende ndaj portierit

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar edhe golin e dytë para pak minutash në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa mesfushori i Milanit, Calhanoglu vrapoi të festojë poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë, çka provokoi...

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

Aktualitet

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari tregon takimin e fundit me të: Jam shokuar

I ftuar në studion e “Report Tv”, gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Qyno...

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Aktualitet

Dhoma e Avokatisë: Autorët e vrasjes së Ravik Gurrës të vihen para drejtësisë

Dhomave e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar lidhur me vrasjen në Elbasan të avokatit të njohur Ravik Gurra. Përmes një deklarate për mediat, Dhoma e Avokatisë kërkon që ngjarja të trajtohet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!