Sërish telashe për familjen shqiptare Sallaku në Itali

Premte, 11 Janar 2019 20:20

Duket se problemet me drejtësinë të familjes shqiptare Sallaku në Itali nuk kanë të sosur. Disa pjesëtarë të saj, janë arrestuar sërish nga policia.

Policia vendase ka zbatuar një urdhër për masa arresti ndaj 7 anëtarëve të familjes shqiptare që jeton në Sale Marasino (Brescia). Ndaj 5 prej të cilëve është rivendosur masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa dy gra janë vendosur nën arrest shtëpiak.

Arrestimi i tyre erdhi pas gjetjes së armëve të zjarrit dhe municioneve të fshehura në një vilë luksoze në brigjet e liqenit Iseo.

Urdhri kufizues lëshuar nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Brescias, buron nga arrestet e ekzekutuara më 5 nëntor 2018, kur si rezultat i një kërkimi të kryer në vilën luksoze të Sale Marasino, policia gjeti një çantë me tre armë të ndryshme dhe municione të fshehura në garazh.

Nga aksioni më herët, mbetën në burg Taulant dhe Saimir Sallaku, të akuzuar si pjesë të një bande kriminale, i përbërë nga qytetarë shqiptarë dhe italianë, të akuzuar për shitjen e sasive të mëdha të drogës.

Në vendimin e gjykatësit, thuhej se në krye të bandës ishte Saimir Sallaku, i arrestuar më 18 tetor 2018, i cili u ndalua në zonën industriale të Piancamuno menjëherë pas shitjes së 1 kg kokainë në favor të dy blerësve lokalë italianë.

Me gjithë arrestimet, policia nuk ndali hetimet për armët e gjetura atëherë, ku për praninë e tyre u tha se kishte dijeni vetëm Saimir Sallaku.

Në bazë të këtyre hetimeve, u lëshua urdhri i ri për masat parandaluese, me të cilat arrestimi shtëpiak u rivendos gjithashtu për dy gratë e familjes.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Politikë

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Nga studio e Report Tv, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, e pyetur se çfarë do të ndodhë në votimet e 30 qershorit u shpreh se kjo do të jetë një...

Tonin Çobani: Edhe unë nuk do të votoj!

Aktualitet

Tonin Çobani: Edhe unë nuk do të votoj!

Studiuesi i njohur Tonin Çobani është bashkuar me intelektualët e tjerë që nuk do të votojnë me 30 qershor në zgjedhjet moniste. Ai ka postuar në facebook këtë shënim: “Edhe unë...

Modelja shqiptare “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)

Show-biz

Modelja shqiptare “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)

Modelja seksi, Kejvina Kthella, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave të saj të shumtë, teksa ka publikuar dy foto ku shfaqet mjaft provokuese. Në fotot e postuara në “Instagram”, ish-velina e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!