Shqiptari kapet me 300 mijë paund kanabis në shtëpi

Saturday, 09 February 2019 21:47

Arrestimi i një shqiptari për drogë në Britaninë e Madhe ka bërë bujë në mediat vendase.

Sipas tyre, shqiptari Bashkim Hajdari, 46-vjeç u arrestua me 4 shkurt në një fabrikë kanabisi.

Ndaj tij rëndon akuza e prodhimit të lëndëve narkotike të llojit marijuanë. Të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës dhe avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij e ka pranuar se ishte i përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike të klasit B.

Sipas dëshmive, shqiptari ishte dërguar aty nga një shtetas belg, ndërsa enigmë mbetet mënyra se si ka prekur në tokën angleze pasi nuk i është gjetur asnjë dokument.

Pas hetimeve rezulton se 46-vjeçari shërbente paralelisht në dy shtëpi të mbjella me kanabis të shtrira përgjatë një rruge në zonën e Cheltenham. Policia arriti të asgjësonte 360 bimë kanabisi, të cilat sipas përllogaritjeve paraprake thuhet se kapnin në tregun e zi vlerën financiare 300 mijë paund.

Seanca gjyqësore e radhës për shqiptarin është parashikuar me 13 shkurt dhe prej aty togat e zeza do të marrin vendimin përfundimtar. Mediat angleze e etiketojnë shqiptarin “skllav” të Britanisë së Madhe.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U kapën me drogë, arrestohen 3 të rinj në Itali, mes tyre një shqiptar

Bota Shqiptare

U kapën me drogë, arrestohen 3 të rinj në Itali, mes tyre një shqiptar

Tre të rinj, mes të cilëve një 24-vjeçar shqiptar, janë arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi dyshohen si shpërndarës droge. Djemtë e fshihnin mallin dhe të ardhurat e përfituara...

Netanyahu do i vendosë emrin e Donald Trump një vendbanimi në lartësitë Golan

Globi

Netanyahu do i vendosë emrin e Donald Trump një vendbanimi në lartësitë Golan

Izraeli njoftoi se do të emërojë një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit me emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ky veprim, sipas autoriteteve izraelite, bëhet si shenjë mirënjohje për...

“Shkrimtarja e “50 Hijet e Greit” krijon perceptim negativ për shqiptarët”

Aktualitet

“Shkrimtarja e “50 Hijet e Greit” krijon perceptim negativ për shqiptarët”

Autorja e sagës erotike, “50 Hijet e Greit”, Erika Leonard James, është përballur më kritika për mënyrën se si i përshkruan shqiptarët në librin e saj të ri. Ambasadori shqiptar në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!