Emrat/ Drogë nga Turqia e Shqipëria, shkatërrohet banda në Itali, rolet e shqiptarëve “Baci”, “Kadir” dhe “Habib”

Diel, 10 Mars 2019 11:06

Janë 20 persona të akuzuarit për importin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës, që nga marijuana, kokaina e heroina në Itali. Nën akuzë janë vënë 16 shqiptarë, një turk dhe 3 italianë Marco Franchini, 44 vjeç nga Lecce, Fabio Marzano, 50 vjeç, me banim në Monteroni dhe Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç, nga Lequile.

Hetimet për grupin e trafikantëve kanë nisur që në vitin 2014 italianët Marzano dhe Franchini thuhet të jenë pjesë e një organizate ndërkombëtare të drogës që mbulon jo vetëm Italinë, por edhe Shqipërinë, Turqinë dhe Holandën.

Mediat italine, referuar hetimeve kanë zbardhur edhe rolet e disa prej anëtarëve të grupit. Hizir Civilek, 77 vjeç me banim në Brindisi, ishte përsoni që kujdesej për të mbajtur kontakte me furnizuesit në Turqi, vendin e tij të lindjes.

Emir Daci, shqiptari 47 vjeçar, konsiderohet si personi që grumbullonte drogën e ardhur nga Turqia e Shqipëria në Lombardi, për ta shpërndarë më pas në në Saronno dhe Puglia. Sa për Franchinin ai është personi që në bashkëpunim me Marzanon viheshin në kontakt me furnizuesit, kishin si detyrë transportin e drogës.

Telashet për Marzanon, siç shkruajnë mediat italiane nisën më 18 shtator 2014, kur iu bllokua makina në të cilën po udhëtonte, në Cerano, duke iu kapur një kilogram heroinë.

Ndërsa Riguardo Pacifico është akuzuar për posedimin e 53 kilogramë marijuanë. Ai u arrestua nga grupi i hetimit të krimit të organizuar në shtator të vitit 2015 me 53 kilogramë marijuanë, armë (tre armë), katër karikues, municione, në një varkë në portin e San Focas. Për këtë episod ai u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg.

Kush janë anëtarët e grupit
Mediat italiane thonë se më 21 Mars do të duhet të dalin para gjykatës, anëtarët e grupit. Bëhet fjalë për: Leonardo Ali, 41 vjeç nga Vlora; Ëngjëllushe Arapi, 57 vjeç, nga Vlora; Hasan Bibi, 34 vjeç, nga Durrësi (dëbuar nga Italia më 13 shkurt 2016); Hizir Civilek, 77, me origjinë nga Rize (Turqi) por me banim në Brindisi; Emir Daci, 47 vjeç, nga Tirana, por banues në Origgio(Varese); Auron Dule, 40 vjeç, nga Vlora; Gentian Dule, 33 vjeç, nga Vlora, por me banim në Romë; Marco Franchini, 44 vjeç nga Lecce; Emal Gega, 44 vjeç shqiptar; Piro Hyskaj, 60 vjeç, me origjinë nga Vlora por me banim në Lecce; Gentian Katreli i quajtur “Genti”, 44 vjeç nga Durrësit, me banim në Lecce ; Gezim Kritha, me pseudonimin “Gino”, 50 vjeç, nga Vlora por me banim në Lecce; Abil Jaupi, me pseudonimet “Baci”, “Kadir”, “Habib”, 51 vjeç, nga Vlora; Revalid Lika, 36 vjeç, nga Vlora, por me banim në Lecce; Fabio Marzano, 50 vjeç, nga Lecce por banonte në Monteroni; Isak Muhameti, 29, me origjinë nga Vlora dhe me banim në Spoleto; Genti Mezini, ose Gentian Mezinaj, 41 vjeç, nga Vlora por banonte në Anzio (Romë); Jorg Naci, i quajtur “Mili”, 42 vjeç, shqiptar ; Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç, nga Lequile, me banim në Lecce; Dario Profka, 29, me origjinë nga Vlora, por me vendbanim në Lecce.

Modifikuar më Diel, 10 Mars 2019 11:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Globi

Grabitja e shekullit në Europë, zhduken 1.3 trilionë € TVSH

Vjedhja më e madhe e shekullit ka shifra të frikshme. Më shumë se 1,260 miliardë euro të destinuara për 28 shtetet e Bashkimit Europian u zhdukën në tetë vjet, mes...

Parashikimi i motit, e shtunë 25 maj 2019

Moti

Parashikimi i motit, e shtunë 25 maj 2019

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira të pakta deri  mesatare në zonat malore . Era do të  jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër...

Horoskopi, parashikimi i yjeve, e shtunë 25 maj 2019

Horoskopi

Horoskopi, parashikimi i yjeve, e shtunë 25 maj 2019

DashiDo të jetë një fundjavë e mrekullueshme aventurash. Edhe nëse do të udhëtoni, edhe nëse do të qëndroni në shtëpi, do të argëtoheni pamasë. Megjithatë, bëni kujdes të mos shqetësoni...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!