Korrigjimi i kufijve, Surroi: Haradinaj veproi drejt, popullariteti i Thaçit ka rënë

Tuesday, 12 Mars 2019 21:37

Analisti Veton Surroi gjykon se klasës politike në Kosovë i mori më shumë energji seç duhej çështja e ndryshimit të kufijve.

Surroi: Gjithë energjia politike gjatë muajve të kaluar është shpenzuar drejt parandalimit të dëmeve që ka sjellë veprimi i Hashim Thaçit dhe homologut të tij Vuçiç në një proces me të cilin duhej të hapej jo vetëm rendi kushtetues i Kosovës por edhe terësia tokësore e Kosovës.Në një masë të madhe është penguar ky veprim por konsumi i energjive në kauza të tilla merr energji për çështje të tjera dhe Kosova vazhdon në një lloj vendnumërimi në rritjen e vet.

Edhe pse kritik i vendimmarrjes së Haradinaj, Surroi thotë se përballë idesë së Thaçit kryeministri kosovar mbajti qëndrim të drejtë.

Surroi: Kryeministri ka mbajtur një qëndrim të drejtë dhe të duhur drejt mbrojtjes së terësisë tokësore të Kosovës, rendit kushtetues dhe ligjor. Jam kritik për veprime të tjera të kryeministrit por në këtë çështje ka mbajtur një vijë parimore dhe falë këtij veprimi parimor ka marrë mbështetjen dhe të një pjese të opozitës.

I ftuar në Ora News, Surroi komentoi edhe idenë se Thaçi po blen lirinë me territorin e Kosovës.

Surroi: Ka 10 vjet që Thaçi të gjitha veprimet e veta i ka në një formë apo tjetër të lidhur me raportin e Martti Ahtisaari dhe krijimin e gjykatës Speciale. Një veprim i tillë i gjyqësisë ndërkombëtare për fat të keq të zvarritur ka ndikuar shumë negativisht në jetën politike në Kosovë.Thaçi tradicionalisht luan një rol destruktiv në shoqëri dhe vazhdon ta luajë.

Lidhur me sondazhin për rënien e popullaritetit të Presidentit të Kosovës, Surroi tha:

"Sondazhet tregojnë një gjë të tillë, që nuk ekzsiton një përkrahje për Thaçin. Kjo nuk e ka penguar në të kaluarën dhe nuk e pengon as sot që të bëjë veprime që nuk i bëjnë as nder dhe as mirë Kosovës".

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Aktualitet

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në kanalin e Korinthit. Trupi i shqiptarit u gjet nga një anije turistike ditën e djeshme. Shqiptari u transferua në spitalin e Korinthit ku...

Cantat e femrave pranverë 2019, kthehen në formë kove

Lifestyle

Cantat e femrave pranverë 2019, kthehen në formë kove

Nëse i keni lënë mënjanë, është momenti për ti nxjerrë jashtë nga dollapi. Nëse nuk i keni në garderobën tuaj, mund të jetë një mënyrë e mirë për të blerë...

Ironia e Dylgjerit: Rama vrau demokracinë dhe i bleu gruas gjithë Shqipërinë

Aktualitet

Ironia e Dylgjerit: Rama vrau demokracinë dhe i bleu gruas gjithë Shqipërinë

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ku ironizon ashpër kreun e qeverisë Rama i cili sipas tij ka vrarë demokracinë e Shqipërisë. Ai...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!