Haradinaj thirrje ndërkombëtarëve: Ndalni presionet ndaj Kosovës

Tuesday, 12 Mars 2019 22:19

Kryeministri Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtar që të ndalojnë presionet ndaj tij për heqjen e taskes ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Sipas Haradinajt, është Beogradi që po bllokon vazhdimin e dialogut dhe jo Prishtina me taksën ndaj produkteve serbe.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vazhdon të mos heq dorë nga qëndrimi i tij për taksën ndonëse e pranoi se kërkesa e njëjtë i është bërë në vizitat e fundit nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania e Britania. Ai tha se të gjithë janë aleatë të Kosovës, por se Serbia është ajo e cila nuk është e interesuar për të vazhduar dialogun. “Bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’i thotë Serbisë të kthehet në dialog, atëherë i bën presion Kosovës që është më e vogël”.

Sipas Haradinajt, ndonëse kanë qëndrime të ndryshme për taksën, liderët institucionalë në thelb pajtohen për shumë gjëra, siç është platforma për dialog. “Nuk mund të thuash që Kosova s’po flet me një zë kur është platforma, që u votua me ligj”.

Delegacioni shtetëror për dialog me Serbinë ka qëndruar dje në Bruksel ku i kanë dorëzuar platformën këshilltarëve të përfaqësueses se lartë të BE-së Federica Mogerini. Ky veprim është kritikuar nga Enver Hoxhaj i cili është anëtar i këtij delegacioni, i cili ka thënë se delegacioni shtetëror nuk ka nevoj të takohet me këshilltarë të Mogherinit. Është hera e dytë që delegacioni shtetëror i Kosovës për dialog, ndonëse është thirrur në transparencë udhëton fshehtas në Bruksel.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit

Aktualitet

Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit

Arrestohen 3 persona  dhe shpallet në kërkim një tjetër për vrasjen e Jurgen Kurtit, të riut biznesmen që u vra pranë sheshit 'Willson' në Tiranë. Policia bën me dije se...

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Aktualitet

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në kanalin e Korinthit. Trupi i shqiptarit u gjet nga një anije turistike ditën e djeshme. Shqiptari u transferua në spitalin e Korinthit ku...

Cantat e femrave pranverë 2019, kthehen në formë kove

Lifestyle

Cantat e femrave pranverë 2019, kthehen në formë kove

Nëse i keni lënë mënjanë, është momenti për ti nxjerrë jashtë nga dollapi. Nëse nuk i keni në garderobën tuaj, mund të jetë një mënyrë e mirë për të blerë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!