Sulmi ndaj parlamentit në Maqedoni, gjykata jep 211 vite burg për 16 të pandehurit

Premte, 15 Mars 2019 17:17

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 211 vite burg 16 të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit 2017 në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Incidenti që nisi atëkohë në ambientet e brendshme të Kuvendit i nxitur nga kandidimi dhe zgjedhja e politikanit shqiptar, Talat Xhaferri, në krye të parlamentit, la të plagosur disa persona, mes tyre kryetarin Zijadin Sela të Aleancës për Shqiptarët dhe kryeministrin aktual, Zoran Zaev.

Dënimi më i lartë me 18 vite burgim iu caktua këtë të premte ish-ministrit të Brendshëm, Mitko Çavkov, dhe më u ulëti me 7 vite burg iu shqiptua punonjësit të sigurisë së parlamentit.

Ata së bashku me 31 të akuzuar të tjerë u përballën fillimisht me akuzën e “rrezikimit të rendit kushtetues dhe të sigurisë në vend”, por 15 të dyshuar përfituan fundvitin e kaluar nga ligji i amnistisë që u propozua nga parlamenti.

VMRO nuk vonoi të premten t’i cilësojë dënimet si masa rrepta dhe të motivuara politikisht, ndërsa kryetari i Aleancës për Shqiptarët shfaqi pendesë që mes të akuzuarve ndodhej edhe personi i cili e mbrojti atë nga sulmet natën e 27 prillit.

Akuzat për ngjarjet e 27 prillit vijojnë të rëndojnë ndaj ish-krerëve të lartë të shtetit, siç janë ish-kryeministri Nikola Gruevski, i arratisur tashmë në Hungari, apo ish-kryetari i parlamentit, Trajko Veljanovski, i cili i ka shpëtuar gjykimit falë mandatit të tij të deputetit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Golem, një i vdekur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Golem, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ë në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Plepa-Kavajë. Raportohet se një automjet ka përplasur një kalimtare, e cila ka ndërruar...

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2019

Moti

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2019

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri në reshje të dendura shiu në të gjithë vendin. Era do të  jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi  8 m/sek në...

Si e zhvatën djalin e biznesmenit tri vajzat mashtruese. I morën 180 mijë dollarë

Aktualitet

Si e zhvatën djalin e biznesmenit tri vajzat mashtruese. I morën 180 mijë dollarë

Një ish-studente në Gjirokastër edhe dy shoqet e saj, të dyshuara se hodhën në kurth djalin e një biznesmeni duke e zhvatur, pretendon se në fakt dhuratat e tij ishin...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!