Kërkesa e shefit të delegacionit të BE-së për Kosovën e Serbinë

Hënë, 08 Prill 2019 09:44

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë marrëveshje.

Thirrjet për normalizim të marrëdhënieve dhe arritjen e marrëveshjes për Kosovën dhe Serbinë, kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme nga ndërkombëtarët.

I fundit që i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë marrëdhëniet, është Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici.

Fabrici ka thënë se, nuk ka stabilitet në rajon nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë një marrëveshje. Fabrici po ashtu ka thënë se, pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

“Pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nëpërmjet dialogut të mundësuar nga BE nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, ka shkruar Fabrici në rrjetin social Twitter, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, Bashkimi Evropian në vazhdimësi i ka bërë thirrje të dyja vendeve për normalizim konstruktiv të marrëdhënieve.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore, në mënyrë që ata të përparojnë në rrugën evropiane”, ka deklaruar Fabrici.

Dje, edhe përfaqësues të Komisionit Evropian i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin çështjet e hapura nëse dëshirojnë që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kështu duke nënkuptuar vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje e cila do të sillte paqe dhe stabilitet në rajon.

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2019 11:40

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!