Arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu serb, shtyn policin dhe vrapon mes bulevardit

Hënë, 08 Prill 2019 19:20

Një 29-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Prokupljes në Serbi.

Raportohet se i riu me inicialet M.P. 29 vjeç, nga Podujeva ka arritur t’i shpëtojë gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas ndërhyrjes që kishte bërë vitin e kaluar.

“Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura. Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P. e kishte shtyer komandantin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”,- raporton Klan Kosova.

M.P. është burgosur për shkak të një vjedhjeje të rëndë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!