20 vjet nga beteja e Kaçanikut, si ranë heroikisht 28 dëshmorët

Tuesday, 09 Prill 2019 08:36

Data e sotme është një ditë e veçantë, pasi historia edhe pse me kujtime të hidhura për jetët e humbura, sjellë në kujtesën e shqiptarëve betejën heroike të Kaçanikut. Brigada 162  “Agim Bajrami’ e shkroi suksesin me gjakun e trimave, që dhanë shpirtin për çmimin e lirisë. Njëzet vite më parë, qindra të rinj e të reja luftuan me heroizëm, të diktuar edhe nga idealet për ta bërë Kosovën një vend të lirë e të pavarur nga okupimi i regjimit serb.

Ushtria e Sllobodan Millosheviçit në atë kohë kishte planifikuar një skenar vrasës kundër qytetarëve të Kaçanikut. Ajo sulmoi  edhe pupullatën civile, ndërsa kreu masakër si në shumë qytete e fshatra të tjera të vendit.

Në betejën e 9 prillit, konkretisht në Lagjen e Re të Kaçanikut u zhvilluan luftime të ashpra, ku në fronin e betejës ranë heroikisht: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha.

Gjithashtu në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Lumnije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Globi

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Disa zyrtarë të Brukselit kanë thënë se ka pak gjasa që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian gjatë këtij viti edhe në rast të dështimit të marrëveshjes për...

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Aktualitet

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen...

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Aktualitet

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Një automjet është djegur thuajse tërësisht mbrëmjen e së shtunës në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Bishan. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!