Dialogu Prishtinë – Beograd/ Serwer: Shpresoj se ideja e shkëmbimit të territorit të jetë përjashtuar

E Enjte, 11 Prill 2019 09:12

Vendimi i serbëve nga veriu i Kosovës, të mbledhur rreth Listës Serbe, për të shkuar në zgjedhjet lokale mund të rifillojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, tha Daniel Serwer, njohës i çështjeve të Ballkanit, njëherësh profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

Sipas tij, serbët në veri të Kosovës e kanë kuptuar se nëse bojkotojnë zgjedhjet, atëherë ata nuk do të përfaqësohen në institucione, transmetojnë mediat serbe.

Serwer sugjeron se vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet për institucionet në veri të Kosovës mund të ndikojë në vazhdimin e dialogut të bllokuar në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

 “Natyrisht, nëse Prishtina tani përgjigjet duke pezulluar taksën ose diçka të tillë. Mund të jetë një hap në atë drejtim dhe shpresoj shumë për këtë”, është shprehur Serwer.

“Shpresoj se ideja e shkëmbimit të territorit të jetë gjithashtu e përjashtuar deri në momentin kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve”, ka thënë ai.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vulin: Serbia nuk do anëtarësohet në NATO

Bota Shqiptare

Vulin: Serbia nuk do anëtarësohet në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha të mërkurën se Serbia ka zgjedhur të mbetet vend ushtarakisht neutral dhe se kurrë nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, apo...

Adrola Dushi nënshkruan kontratë me kompaninë e famshme amerikane

Show-biz

Adrola Dushi nënshkruan kontratë me kompaninë e famshme amerikane

Adrola Dushi është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, megjithatë prej vitesh ajo jeton midis Shqipërisë dhe Amerikës, pasi vazhdon dhe karrierën e saj si modele atje. Së...

I frymëzuar nga komediani ukrainas që fitoi zgjedhjet, aktori i njohur shqiptar “shpall” kandidaturën për President

Aktualitet

I frymëzuar nga komediani ukrainas që fitoi zgjedhjet, aktori i njohur shqiptar “shpall” kandidaturën për President

Në Ukrainë u zgjodh javën e shkuar President i vendit komediani i njohur Vlodimir Selenksi, i cili fitoi me një rezultat të thellë përballë miliarderit Petro Poroshenko, i cili garonte...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!