20 vite nga rënia heroike e Shkëlzen Haradinajt

Tuesday, 16 Prill 2019 10:36

Këtë të martë shënohet 20-vjetori i rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe eprorëve të lartë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.

OVL e UÇK-së në Dukagjin organizon homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, si dhe te shtatorja e Shkëlzen Haradinajt në Pejë.

Shkëlzen Haradinaj lindi më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Rënia e Shkëlzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar, raportojnë mediat kosovare.

Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

Globi

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

15 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë i një shpërthimi të ndodhur në qytetin Idlibit në veriperëndim të Sirisë. Tre ndërtesa në qytetin e Jisr al-Shughour u shkatërruan nga shpërthimi...

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut marrin jetën e 60 personave në Afrikën e Jugut

Globi

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut marrin jetën e 60 personave në Afrikën e Jugut

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Afrikën e Jugut kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave. Mes viktimave është dhe një foshnje gjashtë muajshe e disa fëmijë të vegjël. Më...

Ja si do jetë moti deri në fundjavë në Shqipëri

Aktualitet

Ja si do jetë moti deri në fundjavë në Shqipëri

Grimcat e rërës në ajër, por dhe reshjet e shiut të shoqëruara me baltë në vendin tonë pritet të jenë të pranishëm deri në fund të javës. Meteorologia Adiola Bani shpjegon...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!