Ideja për korrigjim kufijsh “varroset” më 29 prill në Berlin

E Enjte, 18 Prill 2019 09:55

Gazeta austriake, ‘Der Standard’ thotë se ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë do të varroset në Berlin më 29 prill, në takimin që do të mbahet mes liderëve të Serbisë, Aleksander Vuçiç e Ana Brnabiç si dhe atyre të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

Këtë tashmë e pohon edhe një përkrahës i kësaj ideje, këshilltari politik, Ivan Krastev, sipas tij negociatat për për një skenar te tillë, e kanë humbur sensin.

“Përshtypja ime është se një ide e tillë e ka humbur aktualitetin. Në këtë frymë nuk do të ketë shkëmbim të territoreve”, ka thënë ai, i cituar nga Der Standard.

Ndërkohë duket se edhe diplomatë të tjerë ndajnë bindjen që në Berlin do t’i thuhet jo, një herë e mirë këtij plani. Eurodeputeti gjerman, Manuel Sarazzin nga partia e të gjelbërve, këmbëngul se kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm. Ai ndër të tjera thotë se një ide e tillë është tallje me të gjitha viktimat e luftës, dhe e rrezikshme për paqen në Evropë

Modifikuar më E Enjte, 18 Prill 2019 12:42

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Alarm për bombë në Prishtinë

Bota Shqiptare

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!