Itali, shqiptarët përleshen me thika në parkingun e një supermarketi

Hënë, 22 Prill 2019 18:53

Një përleshje me thika është regjistruar mbrëmjen e së premtes mes 4 shqiptarëve në parkingun e një supermarketi në zonën pranë Capitinit në Perugia. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë larja e hesapeve. Dy vëllezër shqiptarë, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur kanë goditur me shkop bejsbolli makinën e dy personave të tjerë.

Mediat vendase shkruajnë se skena ndodhi para një “Fast Food-i”. Dy vëllezërit kanë goditur vazhdimisht makinën me shkopin e bejsbollit, duke i thyer xhamat dhe më pas me forcë kanë nxjerrë dy personat nga makina.

Dy grupet janë përplasur duke lënë njërin prej tyre të plagosur dhe të larë në gjak. Pak minuta më vonë në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet lokale, të cilët kanë shtënë në ajër për të ndalur sherrin, ndërsa kanë arrestuar tre persona.

I plagosuri i cili kishte marrë plagë në krahë dhe kofshë u transportua në spital dhe nga salla e spitalit u shpall i arrestuar. Ditën e sotme 4 shqiptarët dolën para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Ata përfaqësoheshin nga avokatët Giusy Mazziotta, Stefano Castellani, Donatella Panzarola dhe Massimo Brazzi. Për të katërt të arrstuarit është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

Bota Shqiptare

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

3 muaj më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha publikoi këngën e titulluar ‘Last Hurrah’. Por klipin e këngës më drogë, cigare dhe alkool, ku Bebe shfaqej në skena...

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Aktualitet

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Zgjedhja mund t'ju surprizojë pasi do zbuloni diçka interesante për personalitetin tuaj. 1 - Ju keni zgjedhur çelësin më të thjeshtë. Pavarësisht formës së zakonshme, ka një dizajn shumë unik. Kjo...

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Show-biz

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Xhensila Myrtezaj është ndjerë nostalgjike sot dhe ka publikuar një foto familjare! Këngëtarja shqiptare nuk e ka prezantuar kurrë të atin në publik, por sot ka thyer rregullin e saj dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!