Gara për President të Maqedonisë së Veriut, dy kandidatët kërkojnë votën e shqiptarëve në raundin e dytë

Hënë, 22 Prill 2019 20:09

Një ditë pas raundit të parë zgjedhor, dy kandidatët të cilët do të garojnë në raundin e dytë, janë fokusuar në gjah të votave të Blerim Rekës.

Kandidati i pushtetit, Stevo Pendarovski nga sot ka nisur fushatën duke i bërë thirrje votuesve shqiptar që ta mbështesin atë në raundin e dytë me qëllim që të mos fitojë, siç thotë ai, opsioni i bllokimit të proceseve euroatlantike.

“Deklarata e mbrëmshme e Blerim Rekës më pëlqeu i cili tha se secili nga votuesit e tij janë individë me të drejtë të vendosin vetë dhe të votojnë siç duan ata. Mendoj që të gjithë ne duhet ta mbrojmë këtë qëndrim”-pohoi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Opozita maqedonase gjithashtu synon votat e opozitës shqiptare. Sipas Igor Janushev, të gjithë qytetarët duhet t’i bashkohen konceptit të Gordana Siljanovskës.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve duke mos i ndarë në asnjë bazë të mundshme. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike, organizata, shoqata dhe persona fizik”-theksoi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

BDI e cila u akuzua se ka bojkotuar procesin zgjedhor, nuk pranon një gjë të tillë. Sipas shefit të shtabit zgjedhor të kësaj partie, Izet Mexhiti thotë se dallimin mes Pendarovskit dhe Siljanovskas e bëri BDI, duke garantuar se të njëjtën do ta bëj edhe ne raundin e dytë.

“BDI ka mbështetur Pendarovskin dhe pikërisht votat e BDI-së janë arsye pse Pendarovski prinë si kandidat në nivel republikan. Tashme është shumë e qartë se Aleanca dhe zotëri Reka kanë dalë me kandidaturë në këtë zgjedhje vetëm për ta ndihmuar Siljanovskan dhe për ta ndihmuar VMRO-DPMNE-në të kthehet në skenë”-pohoi Izet Mexhiti, shef i shtabit zgjedhor, BDI.

Sipas Mexhitit, BDI nuk ka humbur legjitimitetin tek shqiptarët, pasi sipas tij zgjedhjet presidenciale nuk janë relevante për të matur një gjë të tillë. Ai shton se në Dibër u dëshmua se cili opsion politik gëzon legjitimitetin e shqiptarëve. Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe kandidati Blerim Reka që në paraqitjen e para pas përfundimit të procesit zgjedhor qartësuan se nuk kanë për qëllim të orientojnë apo urdhërojnë trupin votues për kë të votojnë, duke mohuar çdo pazar të mundshëm me cilën do palë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

Bota Shqiptare

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

3 muaj më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha publikoi këngën e titulluar ‘Last Hurrah’. Por klipin e këngës më drogë, cigare dhe alkool, ku Bebe shfaqej në skena...

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Aktualitet

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Zgjedhja mund t'ju surprizojë pasi do zbuloni diçka interesante për personalitetin tuaj. 1 - Ju keni zgjedhur çelësin më të thjeshtë. Pavarësisht formës së zakonshme, ka një dizajn shumë unik. Kjo...

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Show-biz

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Xhensila Myrtezaj është ndjerë nostalgjike sot dhe ka publikuar një foto familjare! Këngëtarja shqiptare nuk e ka prezantuar kurrë të atin në publik, por sot ka thyer rregullin e saj dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!