Vulin: Serbia nuk do anëtarësohet në NATO

E mërkurë, 24 Prill 2019 22:33

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha të mërkurën se Serbia ka zgjedhur të mbetet vend ushtarakisht neutral dhe se kurrë nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, apo e ndonjë aleance tjetër ushtarake.

Vulin i bëri këto komente në një konferencë për siguri që u mbajt në Moskë.

Ai tha se NATO-ja me bombardimet e para 20 vjetëve mbi caqet e ushtrisë serbe “ka bërë përpjekje të vrasë Serbinë, porse ka vrarë të drejtën ndërkombëtare”, shkruan Rel.

“Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, është rimëkëmbur por e drejta ndërkombëtare nuk është. Serbia është ende gjallë, por e drejta ndërkombëtare është ende e vdekur”, tha Vulin, gjatë prezantimit të tij me temën, “Siguria e Ballkanit midis sfidave globale dhe trashëgimisë rajonale”.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vulin po merr pjesë në “Konferencën e Tetë të Sigurisë Ndërkombëtare”, e cila po i zhvillon punimet në Moskë nga data 24 deri më 26 prill.

Është njoftuar se Vulin do të takohet edhe me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Plagosi 13 vetë, ky është personi i dyshuar i sulmit në Lion (foto)

Globi

Plagosi 13 vetë, ky është personi i dyshuar i sulmit në Lion (foto)

Këtë pasdite, Lioni i Francës u trondit, pasi një bombë shpërtheu dhe ka plagosur 13 persona. Mediat franceze dhe ata botërore kanë publikuar fotot, që tregojnë njeriun që dyshohet se...

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

Aktualitet

Humb kontrollin, furgoni bie në lumin Shkumbin

ELBASAN Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në Elbasan. Një furgon ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit. Deri...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!