Presidenti i ri i Maqedonisë Veriore: Ide më të keqe se ndryshimi i kufijve s’kisha dëgjuar

Saturday, 11 May 2019 10:00

Pas marrjes së detyrës zyrtare, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë. Ai thotë se dëshiron që të përfundojë sa më shpejt autostrada që Shkupi dhe Prishtina të afrohen.

“Më vjen mirë që do të jem Presidenti i parë i Maqedonisë Veriore që do të kem mundësinë ta vizitoj”,– ka thënë ai, duke iu referuar Kosovës.

Pendarovski shprehet kundër idesë së ndryshimit të kufijve, që e kanë promovuar presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Më të keqe se kjo ide nuk kam dëgjuar. Po të ishte e mundur që kjo çështje të zgjidhej në tavolinë, deri tash do të zgjidhej. Mbështes me të dy duart qëndrimin e Bashkimit Evropian që mbështet zgjedhjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që nuk e destabilizon rajonin”, – ka thënë Presidenti i ri maqedonas për televizionin publik të Kosovës.

Për autostradën Prishtinë – Shkup thotë se do të angazhohet që të ndërtohet sa më shpejt dhe se do përafrim me kryeqytetin kosovar.

“Duhet të përfundojmë sa më shpejtë pjesën tonë të autostradës. Duhet të them me keqardhje se puna në anën tonë është vonuar më shumë në krahasim me atë që kanë bërë autoritetet në Kosovë”, – ka thënë Pendarovski.

“Personalisht do të angazhohem që të kemi lidhje të shkëlqyeshme me Kosovën dhe Shqipërinë”, – u shpreh ai.

Modifikuar më Saturday, 11 May 2019 13:12

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sejamini: Shqipëria i pari vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë

Politikë

Sejamini: Shqipëria i pari vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë

Publicisti Neritan Sejamini ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook për situatën në të cilën ndodhet sitemi i drejtësië në vend. “Dje Shqiperia u bë vendi i...

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Show-biz

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Fotot flasin vetë për shkëlqimin e yjeve...

Panariti: Shqipëria, si një "kavje"  eksperimentesh të dështuara

Politikë

Panariti: Shqipëria, si një "kavje" eksperimentesh të dështuara

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, reagon për keqqeverisjen e Edi Ramës,  ku, sipas tij, jemi bërë si kavje eksperimenti për qeverinë, duke harruar faktin se kaviet dëmtohen në rast mossuksesi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!