Haradinaj: Dialogu Kosovë-Serbi në duar të sigurta

Tuesday, 14 May 2019 17:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tani është në duar të sigurta dhe se nuk flitet më për ndryshim të kufijve.

“Nuk mund t'i paragjykoj proceset me rëndësi. Tani procesi është në duar të sigurta, i është hequr nga duart zonjës Federica Mogherini (v.j. shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian). Nuk rrezikojmë ndonjë propozim për ndarje, ka një stabilitet dhe kjo është kryesorja”, tha Haradinaj në një konferencë për media në Prishtinë.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë tërhequr asnjëherë nga roli i tyre në proceset në Kosovë dhe, sipas tij, SHBA-ja "e di kur të marrë përgjegjësitë në proceset e caktuara".

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur tash e sa muaj, pasi Serbia e sheh si pengesë për këtë proces taksën 100% që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia qysh në nëntor të vitit të kaluar.

Megjithatë, një nivel tjetër i dialogut ndërmjet liderëve institucionalë të të dyja vendeve pritet të zhvillohet më 1 korrik në Paris, nën lehtësimin e presidentit francez, Emanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ideja për ndryshim kufijsh, ndërkaq, është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Por, ajo ka hasur në reagime për dhe kundër, si në qarqet e brendshme, ashtu edhe në ato ndërkombëtare./Rel

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sejamini: Shqipëria i pari vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë

Politikë

Sejamini: Shqipëria i pari vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë

Publicisti Neritan Sejamini ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook për situatën në të cilën ndodhet sitemi i drejtësië në vend. “Dje Shqiperia u bë vendi i...

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Show-biz

Dua Lipa, Orlando Blum dhe yjet që shkëlqejnë në Kanë

Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Fotot flasin vetë për shkëlqimin e yjeve...

Panariti: Shqipëria, si një "kavje"  eksperimentesh të dështuara

Politikë

Panariti: Shqipëria, si një "kavje" eksperimentesh të dështuara

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, reagon për keqqeverisjen e Edi Ramës,  ku, sipas tij, jemi bërë si kavje eksperimenti për qeverinë, duke harruar faktin se kaviet dëmtohen në rast mossuksesi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!