Ligjvënësi amerikan, Serbisë: Kërkojmë drejtësi për tre vëllezërit Bytyçi

E Enjte, 04 July 2019 09:09

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, po qëndron në Beograd ku u takua edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një njoftim të ambasadës amerikane në Beograd, thuhet se ai bisedoi me presidentin serb lidhur me bisedimet me Kosovën, arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Presidenti serb, tha pas takimit se është diskutuar sa “i rëndësishëm është vazhdimi i bisedimeve, sa është e rëndësishme për marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe për qëndrueshmërinë e tërë rajonit”.

Ai tha se është diskutuar edhe për rastin e vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro-amerikanë , trupat e të cilëve u gjetën 18 vjet më parë në një varrezë masive në Serbi

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në vitin 2001 në një varrezë masive me duar të lidhura me tela, në mesin e shumë trupave të civilëve shqiptarë që ishin dërguar atje në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Që nga vitit 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Autoritetet amerikanë kanë kërkuar në vazhdimësi nga Beogradi ndriçimin e këtij rasti dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Një delegacion dypartiak i ligjvënësve amerikanë i kërkoi në muajin shkurt të këtij viti në Munih presidentit serb që të ndërmarr veprime për të zgjidhur këtë çështje.

Ligjvënësi Engel, pas vizitës në Beograd, pritet të qëndrojë edhe në Luginën e Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë dhe më pas në Kosovë ku do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ai po ashtu do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të një rruge që do të mbajë emrin e tij.

Zoti Engel njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës. (VOA)

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Politikë

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook ka reagur në lidhje me lajmin se tarifat e studentëve për vitin akademik 2019-2020 Bachelor do të jenë po aq sa...

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Art

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit. "Jeta përpara teje" titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i...

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Aktualitet

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda do të largohet. Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!