Ç’do ndodhë me shqiptarët? Mitsotakis shkrin Ministrinë e Emigracionit

E mërkurë, 10 July 2019 22:15

Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka nisur menjëherë punët e vrullshme për të çuar përpara vendin. Me të marrë në dorë pushtetin, shefi i ri i qeverisë greke ka zhvilluar mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar.

Në fjalën e tij, Mitsotakis ka përshkruar një model të ri të qeverisjes së vendit, duke propozuar ndryshime të mëdha në mënyrën e funksionimit të qeverisë. Një ndër ndryshimet e menjëhershme të Mitsotakis është edhe shkrirja e Ministrisë së Emigracionit, një dikaster që ka kaluar tashmë nën Ministrinë e Mbrojtjes.

“Prioriteti i 12 është një Greqi e fuqishme në një botë që ndryshon. Kam biseduar ndërkohë me shumë homologë të mi në BE. Bisedova dje edhe me zv/presidentin amerikan dhe me vetë presidentin amerikan dje në mbrëmje për të rikonfirmuar rëndësinë strategjike të marrëdhënieve të Greqisë me SHBA”, ka thënë Mitsotakis, gjatë mbledhjes me kabinetin e ri qeveritar.

Mitsotakis ka deklaruar se qeveria e tij do të bëjë përpjekje të rrisë zhvillimin ekonomik, sigurinë e qytetarëve, të vlerësojë pasurinë shtetërore, të ndihmojë shtresat në nevojë, të përmirësojë sistemin e arsimit dhe Shëndetësisë, të respektojë kontratat e punës, të rigjenerojë shtresën e mesme dhe të mbrojë mjedisin.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vala e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara, të paktën 6 të vdekur

Globi

Vala e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara, të paktën 6 të vdekur

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara ka përjetuar këto ditë një valë nxehtësie që ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur. Në të gjithë vendin, u anuluan aktivitetet në...

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Aktualitet

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Nga Avokati Kieran Both Emigrantët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet në shkallë të gjerë të ndërmarra nga DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare)...

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Globi

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Italia ka refuzuar të nënshkruaj dokumentin e Parisit pas takimit informal mbi emigracionin në Mesdhe që u mbajt sot në kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!