Monica Bellucci tregon planet e së ardhmes

E mërkurë, 12 December 2018 20:58

Është një moment i artë për Monica Belluccin. Aktorja ka stiluar mbi tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, dhe ka zbuluar përpara gazetarëve që do të interpretojë role shumë të ndryshme në filmat që do të kemi mundësinë t’i shohim në të ardhmen dhe ku aktorja do impenjohet nga zhanri horror në atë historik.

“Sapo kam mbaruar së xhiruari filmin “Necromancer” në Australi, film horror. Më pas do të më shihni në filmin e Kaouther Ben Hania në 2019-ën. Gjithashtu kam punuar me regjisorin izraelit Eran Riklis dhe me Ben Kingsley””, tha Belucci.
Monika, duke ju referuar regjisores Kaouther Ben Hania, e cili do ta drejtojë, ka thënë:

“Kaouther ka bërë filmin E bukura dhe bisha, dhe më ka pëlqyer shumë. Film i cili u prezantua në festivalin e Kanës vitin e kaluar. Kur më foli për projektin e saj të ri, lexova skenarin dhe m’u duk me të vërtetë origjinal dhe interesant. Ka një stil xhirimi interesant. Duket që ka shumë talent”, tha aktorja italiane.

Në moshën 54-vjeçare, pavarësisht se nga publiku shihet si ikonë e bukurisë dhe e kinemasë Italiane, Monica nuk ndjehet një “Divë”.

“Janë të tjerët që të shohin në mënyrë të veçantë, si ikonë kopertinash reviste, filmash, etj. Por ai është vetëm një imazh. Në realitet unë jam një grua dhe një mama. Kam fëmijë dhe ky fakt më mban vazhdimisht me këmbë në tokë”, deklaroi Monica Belucci.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Politikë

… Sot, që nesër të mos jetë vonë!

Nga Halil Teodori Situata politike në Shqipëri ka hyrë në një fazë kritike. Palët e përfshira sa vijnë dhe potencojnë frontet e përballjeve. Asnjë rreze shprese nuk ka për kompromis. Shteti...

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Aktualitet

Tragjike/ I moshuari gjendet pa jetë në mes të qytetit! Detajet

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në qytetin e Korçës. I moshuari është identifikuar si Y.Muja. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë...

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

Aktualitet

Kriza e përplasjet në KZAZ, apeli i PDIU: Rama t’i kthehet arsyes

PDIU përmes një deklarate për mediat është shprehur e shqetësuar për situatën e fundit politike në vend. Ajo thekson se Shqipëria po rrëshqet me shpejtësi drejt një situate dramatike. Mes tjerash...

Sondazh

Nothing found!