Kosova si Shqipëria, ndalon përfundimisht lojërat e fatit. Kosova humb 30 milionë euro

Hënë, 01 Prill 2019 09:05

Lojërat e fatit paguajnë mbi 30 milionë euro në vit në formë të tatimeve. Pas ndalimit të tyre, veç humbjes së 30 milionë eurove edhe 5-6 mijë punëtorë do të mbeten pa punë.

Këtë e ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, Istref Veliu, në deklaratën e dhënë për media ditë më parë. Kjo shoqatë ka pasur të mbledhje gjatë ditës së sotme, por ende nuk kanë marrë ndonjë qëndrim se si to të veprojnë.

 ***

Ndërkohë, sipas njohësve të fushës, Kosova nga kompanitë e huaja mund të paditet për një ndërprerje pa paralajmërim.

Kuvendi i Kosovës ka kaluar me 69 vota pro në shqyrtimin e dytë projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit.   Shfuqizimi i tërësishëm i ligjit nënkupton mbylljen edhe të Lotarisë së Kosovës. Tashmë pritet që Qeveria të sjellë një ligj të ri veçmas për këtë lotari në mënyrë që ajo të hapet përsëri.

Me 69 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim është shfuqizuar Ligji për Lojërat e Fatit, që do të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend.

Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Legjislacion, tha se komisioni që ajo udhëheq ka mbajtur mbledhje, mirëpo nuk kanë dalë me një rekomandim.

“Ne kemi diskutuar për afër një orë por ka pasur dilema për licenca dhe tashmë u njoftova se licencat janë pa afat, duke pasur parasysh disa diskutime dhe disa çështje për Lotarinë e Kosovës, ne nuk kemi rekomanduar asgjë”, ka thënë ajo.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe anëtar i Komisionit për Legjislacion, Bilall Sherifi, ka thënë se arsyeja pse ky komision ka dalë pa rekomandim është sepse duhet takim me ministrin e Financave dhe me aktorë të tjerë, në mënyrë që të japin rekomandime.

“Deputetet kanë të drejtë të votojnë çka të duan. Ne kemi parë se a ka shkelje në rrafshin ligjor. Ne kemi nevojë si komision që ta kemi në takim ministrin e Financave e akterë të tjerë që të dalim me rekomandim”, ka thënë ai

Brenda ditës, në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt me kërkesë të kryeministrit RamushHaradinaj, u votua projektligji në dy leximet.

Edhe pse për këtë projektligj u deklaruan pro grupet parlamentare, gjatë seancës pati debate e përplasje lidhur me lojërat e fatit.

Disa deputetë vlerësuan se me ndalimin e lojërave të fatit, ato do të vazhdojnë funksionimin e tyre jashtëligjshëm.

Lojërat e fatit paguajnë mbi 30 milionë euro në vit në formë të tatimeve, akcizës etj. Pas ndalimit të tyre veç humbjes së 30 milionë eurove edhe 5 deri në 6 mijë punëtorë do të mbeten pa punë.

Këtë e ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, Istref Veliu, në deklaratën e dhënë për media ditë më parë.

Kjo shoqatë ka pasur të mbledhje dje, por ende nuk kanë marrë ndonjë qëndrim se si to të veprojnë.

Ndërkohë, sipas njohësve të fushës, Kosova nga kompanitë e huaja mund të paditet për një ndërprerje pa paralajmërim. 

Modifikuar më Hënë, 01 Prill 2019 09:09

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Lifestyle

Të dashuruar që fëmijë, del Foto e fëmijërisë së Messit dhe bashkëshortes

Një foto e fëmijërisë së futbollistit Lionel Messi dhe bashkëshortes së tij Antonela Rocuzzo, e cila është realizuar në janar të vitit 1998, është publikuar së fundmi për herë të...

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Aktualitet

Përdhunoi dhe vrau gazetaren, dënohet 30 vjet burg

Gjykata bullgare ka dënuar me 30 vjet burgim Severin Krasmirov për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares investigative Victoria Marinova. Trupi i Marinovas u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar...

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Aktualitet

28 emigrantë shqiptarë garojnë në zgjedhjet e majit në Itali

Eva Meksi mbërriti në Bari përpara 28 vitesh dhe tani e konsideron qytetin e saj. Aq e vendosur është t’i ofrojë atij të gjithë grintën dhe energjinë e saj, sa që...

Sondazh

Nothing found!