Absurdi: Rrugët bëhen me pagesë, pasi qeveria fitoi 146 milionë euro taksë qarkullimi!

Hënë, 15 Prill 2019 13:50

Shqiptarët paguan nëpërmjet blerjes së naftës rreth 18.3 miliardë lekë ose 146 milionë euro taksa gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të ardhurat tatimore nga Taksat e Qarkullimit dhe Karburantit, të cilat janë programuar 16.4 miliard lekë, janë arkëtuar 18.3 miliard lekë, me një tejkalim prej 1.9 miliard lekë ose 11.5% më shumë. Tejkalimi erdhi për shkak të çmimeve më të larta të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe për rrjedhoje edhe në tregun vendas.

Taksa e qarkullimit, që vilet aktualisht në shitjen me pakicë të naftës në nivelin 32.4 lekë për litër me gjithë TVSH për çdo litër karburant dhe parimisht është vënë për të mbuluar shpenzimet e qeverisë për mirëmbajtjen e rrugëve. Taksa u është ngarkuar direkt përdorëseve të rrugëve, të cilët e paguajnë gjatë blerjes së karburantit.

Mirëpo të ardhurat nga taksa e qarkullimit janë disa herë më të larta se sa shpenzimet vjetore të qeverise për mirëmbajtjen e rrugëve.

Gjatë vitit 2018 u shpenzuan 1.5 miliardë lekë ose 12 milionë euro sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës ose rreth 12 herë më pak se sa taksa e grumbulluar e qarkullimit.

Vitin e kaluar opinioni publik u përfshi në debatin se barra fiskale me destinacion mirëmbajtjen e rrugëve ishte e lartë, teksa qeveria po vjel taksa direkte në rrugët kombëtare, duke nisur me rrugën e Kombit dhe në plan janë dhe rrugë të tjera kombëtare.

Tatimi që parimisht ka për destinacion mirëmbajtjen e rrugëve dhe që paguhet nga përdoruesit e automjeteve te çmimi i karburantit kalon disa fish nevojat e mirëmbajtjes që kërkon infrastruktura rrugore.

Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës.

Struktura e të ardhurave tatimore tregon se, TVSH-ja vazhdon të jetë kontribuuesi kryesor në të hyrat publike me 34% të të ardhurave tatimore, Tatimi mbi të ardhurat personale përbën 22 % të të ardhurave tatimore, Tatimi mbi fitimin zë 22 % të të ardhurave tatimore dhe Taksa e qarkullimit mbi karburantin zë 10% të të ardhurave tatimore.

Ish Ministri i Financave kishte Arben Ahmetaj kishte komentuar se Taksa e qarkullimit nuk shkon në destinacionin e përdorimit. Shkon për ndërtim rrugësh, shlyerjen e borxhit të trashëguar, për financimin e shëndetësisë dhe ndihmës ekonomike./MONITOR

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Aktualitet

Do të futemi ndonjëherë në BE’?!/ Shpërthejnë memet në rrjet

Memet për pranimin e Shqipërisë në BE kanë plasur në rrjetet sociale dhe mediat online. Një prej tyre është edhe kjo e fundit, ku është një burrë që pyet gran nëse...

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

Globi

Shpërthim në Siri, vdesin 15 persona

15 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë i një shpërthimi të ndodhur në qytetin Idlibit në veriperëndim të Sirisë. Tre ndërtesa në qytetin e Jisr al-Shughour u shkatërruan nga shpërthimi...

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut marrin jetën e 60 personave në Afrikën e Jugut

Globi

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut marrin jetën e 60 personave në Afrikën e Jugut

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Afrikën e Jugut kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave. Mes viktimave është dhe një foshnje gjashtë muajshe e disa fëmijë të vegjël. Më...

Sondazh

Nothing found!