Vrau gruan duke pretenduar se e tradhëtonte, flasin dëshmitarët

Saturday, 04 May 2019 21:25

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Vagalat, ku 63-vjeçari Skënder Hoxha vrau me sopatë në gjumë bashkëshorten e tij Antonetën, për motive xhelozie.

Para hetuesve ka dhënë shpjegime edhe personi me të cilin Skënder Hoxha ka pretenduar se bashkëshortja e tij e tradhtonte.

Shtetasi S.H. e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa shton se në dijeninë e tij, ata shkonin shumë mirë.

Ai ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie intime me shtetasen Antoneta Hoxha.

Me familjen e shtetasit Skënder Hoxha dhe me bashkëshorten e tij Antonetën ka pasur thjesht marrëdhënie familjare, hyrje-dalje te njëri-tjetri për shkak se janë bashkëfshatarë. Më datë 30.04.2019, rreth orës 06:00, ka qenë në gjumë dhe në këtë kohë ka dëgjuar të bërtitura grash që vinin nga shtëpia e Skënder Hoxhës. Është ngritur dhe ka shkuar te shtëpia e Skënderit, ku ka mësuar se Antoneta, bashkëshortja e Skënderit, kishte vdekur.

Më pas, aty ka mësuar se Skënderi e kishte vrarë Antonetën me sëpatë. Shtetasi S.H. nuk di që ata kanë pasur ndonjë konflikt me njëri-tjetrin, pasi në dijeninë e tij, ata shkonin mirë me njëri-tjetri, ka thënë dëshmitari.

Edhe shtetasja D.H. thotë se në dijeninë e saj, ata kanë pasur marrëdhënie të mirë dhe se autori nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore.

“Është pyetur gjithashtu me cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shtetasja D.H., e cila ka shpjeguar se në datë 30.04.2019, rreth orës 4:30, te shtëpia saj ka shkuar shtetasi Skënder Hoxha, i cili e ka njoftuar se gruaja e tij Antoneta ishte e sëmurë. Kur ka vajtur te banesa e Skënderit në dhomën e katit të dytë, ka parë të shtrirë në krevat shtetasen Antoneta.

Aty ka parë që kishte dëmtime në kokë dhe ishte e vdekur. Marrëdhëniet e bashkëshortëve kanë qenë të mira, nuk kanë pasur konflikte apo hasmëri me njerëz të tjerë. Në dijeninë e saj si ish-infermiere e fshatit, shtetasi Skënder Hoxha nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor”, shkruhet në kërkesën për masë sigurie.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Plas në burgun grek, përleshje masive mes shqiptarësh

Aktualitet

Plas në burgun grek, përleshje masive mes shqiptarësh

Natë episodike në burgun e Koridhalosë. Gjatë natës 2 të burgosur shqiptarë janë përleshur egër, ndërsa një prej tyre ka kaluar nga sektori B në sektorin C. Fillimisht është bërë e...

Detaje/ Plagosja në Lezhë, shoqërime masive për ngjarjen

Aktualitet

Detaje/ Plagosja në Lezhë, shoqërime masive për ngjarjen

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona për ngjarjen e djeshme, ku mbeti i plagosur një 35-vjeçar. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë të...

Atentat me armë në Vlorë, dy të rinjve: një i vdekur, një i plagosur rëndë

Aktualitet

Atentat me armë në Vlorë, dy të rinjve: një i vdekur, një i plagosur rëndë

Një atentat me armë është bërë ndaj dy të rinjve që udhëtonin me motorr në rrugën e fshatit Poro të Vlorës. Si pasojë e atentatit, njeri prej tyre, Sotiraq Mëhilli...

Sondazh

Nothing found!