Nexhmije Xhuglini hante falas drekën e regjimit zogist

E mërkurë, 10 October 2018 09:05

Nga Kastriot Dervishi

Drekë falas nga shteti zogist për Nexhmije Xhuglinin. Pikërisht bashkëshortja e diktatorit, e cilësuar si gruaja e zezë, e cila nuk ka lënë gjë pa thënë për kohën e Mbretit Zog, figuron një prej përfituesve qysh në moshë të re. Jo kushdo që banonte në Tiranë mund të trajtohej me bursë të plotë apo të pjesshme. Ishte një kategori e vogël personash jokonviktorë. Kërkesa e Teufik Xhuglinit drejtuar Ministrisë së Arsimit u mor parasysh. Edhe me një ndërhyrje të një ministri tjetër të qeverisë së kohës, nxënëses Nexhmije Xhuglini iu dha gjysmë burse nga shtetit në Institutin “Nana Mbretneshë”, i cili u hap në vitin 1933. Ministri Mirash Ivanaj ka konceptuar shkresën e parë të datës 3.11.1933 dhe të dytën katër ditë më vonë për drejtorinë e institutit në fjalë. Pra, për 6 vjet, në vitet 1933-1939 dhe për dy vjet në vitet 1939-1941 Nexhmije Xhuglini është trajtuar me përparësi e ushqim nga regjimi zogist, e më pas ai fashist. Kishte arsye Enver Hoxha t’ia mbante këto dokumente në kasafortë. Ku i dihej.

Se moralin, në funksion të pushtetit të tyre kriminal ta bëjnë bukur kategoria e këtyre. Përfitonin e trajtoheshin mirë për vete, por më pas në krye të instituteve sovjetike komuniste të propagandës gënjenin popullin se sa shumë “vuante” populli shqiptar në një regjim shqiptar si ai i Mbretit Zog.

Modifikuar më E mërkurë, 10 October 2018 18:17

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!