Kulaku nga Fieri i dënuar me burgim të gjatë

E mërkurë, 06 February 2019 18:25

Nga Kastriot Dervishi

Faik Nexhip Margaritari nga Margëlliçi i Fierit, i vitlindjes 1908 është ndër njerëzit me vite të gjata burgimi si pasojë e dy dënimeve. Vuajti plot 28 vjet, 7 muaj, 18 ditë me dy dënime burgim.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1947-1956: 9 vjet, 1 muaj, 18 ditë

1966-1986: 19 vjet, 6 muaj

-Mosha në fillim të dënimit: 39 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 78 vjeç

Dënimi me gjobitje

Fillimisht u dënua me gjobë 5 mijë franga shqiptare në Fier në vitin 1945 me një grup të madh, 5 prej të cilëve u pushkatuan.

Dënimi i parë

Dy vjet pas dënimit me gjobitje, Faik Margaritari nuk mund t’i shpëtonte një burgimi të ri. U arrestua më 19.7.1947. Akuzohej si “pjesëmarrës në grupin ballist të Margëlliçit të kryesuar nga Axhem Ruzhdija, Et’hem Gjynaqari, Lian Alushi”, për lidhje me të arratisur, për “sabotim të reformave të pushtetit”, për “paraqitje të zymtë të situatës”, “për propagandim të ardhjes së imperialistëve amerikanë” etj. në përfundim, në bazë të ligjit nr.372, Gjykata Ushtarake e Elbasanit me veprim në Vlorëe deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim, konfiskim të pasurisë dhe punë të detyruar. Po kaq u dënua edhe Sami Mehmeti, ndërsa Sabri Beqiri u dënua me vdekje. U lirua më 6.9.1956.

Dënimi i dytë

Dhjetë vjet pas lirimit nga burgu, u arrestua më 13.7.1966. Në këtë kohë punonte si murator privat. U gjykua me 4 persona të tjerë: Skënder Mustafaraj, Kujtim Mustafaraj (të dy nga Aranitasi) Arshi Margaritari, Myrteza Margaritari (të dy nga Margëlliçi). U quajt proces kundër kulakëve, pasi ashtu i cilësoi gjykata. Faikun gjykata e konsideroi “armik të betuar të pushtetit popullor”. U gjykuan nga Gjykata e Qarkut Vlorë. Me vendimin nr.31, datë 5.12.1966, gjykata e deklaroi fajtor për agjitacion e propagandë (neni 73) dhe tradhti ndaj atdheut në tentativë (neni 64), duke e dënuar me 20 vjet burg. Skënderi u dënua me 25 vjet, Arshiu 12, Myrtezai 10.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kapen 144 kg kokainë në Maltë, një pjesë do vinte në Shqipëri

Aktualitet

Kapen 144 kg kokainë në Maltë, një pjesë do vinte në Shqipëri

Autoritetet e Maltës kanë sekuestuar një tjetër ngarkesë me kokainë, e cila kishte për destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi. Malta Today shkruan se sasia prej 144 kg kokainë ishte e...

Grabitja në Rinas, zbardhen identitetet e 4 të arrestuarve

Aktualitet

Grabitja në Rinas, zbardhen identitetet e 4 të arrestuarve

Zbardhen emrat e 4 personave të arrestuar të dyshuar për grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit. Të arrestuarit janë F. Beqiraj, Alkond Bengasi, R. Sula dhe Saimir...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!