Personat që shkruheshin në listat e vdekjes

E mërkurë, 13 February 2019 11:09
 Oficerë të MPB-së. Foto ilustrative. Oficerë të MPB-së. Foto ilustrative.

Nga Kastriot Dervishi

Bazuar në direktivat për veprimet e organeve të MPB-së në kohë lufte, ministri i Punëve të Brendshme, nxori urdhra e udhëzime për personat që duhej të bënin pjesë në listat nr.1, nr.2 dhe nr.3. Referuar urdhrit nr.01-699, datë 14.7.1972 dhe atij nr.120, datë 8.5.1980 “Për kuptimin, kategorizimin dhe evidencimin e elementit armik me rrezikshmëri të theksuar shoqërore për kohë lufte”, përcaktoheshin këto parime:

-“Elementë armiq me rrezikshmëri të theksuar shoqërore” konsideroheshin ata persona që në të kaluarën dhe atë çast zhvillonin “veprimtari të mprehtë armiqësore”, si dhe pjesëtarët e familjeve të tyre, për të cilët gjykohej se në një situatë të jashtëzakonshme paraqisnin rrezikshmëri aktivizimi.

-“Veprimtari e mprehtë armiqësore” konsiderohej: spiunazhi, terrori, diversioni, pjesëmarrja në organizata kriminale, grupe antiparti, komplote, puç ushtarak, etj. Studimi i “përcaktimit të elementit armik me rrezikshmëri të theksuar shoqërore”, konsiderohej “veprim me karakter të thellë politik” në zbatim të vijës së PPSH-së. Studimi dhe kategorizimi bëhej nga kryetari, zëvendëskryetari, shefi i sektorit të përgjithshëm, shefi i seksionit të sigurimit dhe punëtori operativ. Në fund i jepeshin për mendim sekretarit të parë të Komitetit të PPSH-së së Rrethit.

Evidencimi në lista bëhej në dy ekzemplarë dhe dërgohej në Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit, e cila përgatiste praktikën për miratim nga ministri. Pas miratimit, një ekzemplar i dërgohej degës së punëve të brendshme, ndërsa tjetrin e mbante drejtoria në fjalë. Lista punohej në vazhdimësi, bëheshin shtesa ose hiqeshin emra, sipas së njëjtës procedurë. Kategorizimi i listave nr.1 e nr.2 në kampe e burgje, bëhej nga kryetari, zëvendëskryetar i degës së punëve të brendshme dhe operativi i vendit ku buhej dënimi.

-Lista nr.1 përbëhej nga:

Elementë të deklasuar, ish çifligarë, bejlerë, agallarë, bajraktarë, tregtarë të mëdhenj, pronarë fabrikash, etj.

-Oficerë të lartë të kohës së Zogut dhe të luftës.

-Kuadro të shërbimeve sekrete.

-Agjentët e kohës së luftës.

-Drejtues të organizatave të Ballit Kombëtar, Legalitetit, Socialdemokrate (Musine Kokalari), “grupit të deputetëve”, “grupit tekniko-intelektual”, “bashkimit shqiptar”, “komitetit të maleve”, “frontit të rezistencës”, “silogut vorio-epirot”, si dhe pjesëtarët të familjeve të tyre.

-Kuadro të zbulimeve të huaja.

-Të riatdhesuarit që kishin kaluar në kurse e shkolla zbulimi.

-Agjentë të zbulimeve amerikane, sovjetike, angleze, italiane, greke, jugosllave, etj.

-Elementi antiparti dhe pjesëtarët të familjeve të tyre (p.sh. Liri Belishova, Pandi Kristo, Koço Tashko, Todi Lubonja, etj)

-“Elementi armik” në përpunim për veprimtari të mprehtë armiqësore për spiunazh, terror, diversion, organizim, etj, kur kjo dilte e provuar.

-Të dënuarit politikë me rrezikshmëri të theksuar.

(Nga grupet e sipërme, përjashtoheshin ata që kishin ndihmuar luftën ose ndenjur indiferent gjatë saj por mbanin qëndrim të mirë pas lufte)

-Lista nr.2 përbëhej nga:

-Pjesëtarë të familjeve që “kanë tradhtuar atdheun” dhe shërbenin si kuadro aktive të zbulimeve armike.

-Familjarë të të arratisurve që kishin vepruar si “diversantë”.

-Elementë që kishin strehuar e ndihmuar “diversantë”.

-Të gjithë të dënuarit për krime kundër shtetit e pa aktivitet armiqësor.

-Familjarë të personave të pushkatuar për arsye politike.

-Të dënuarit për krime kundër shtetit, por edhe të tjera të një shkalle më të vogël.

-Lista nr.3 përbëhej nga:

-Të dënuar që nuk përfshiheshin në listat nr.1 e nr.2

Për të maskuar korrespodencën, lista nr.1 quhej “C”, lista nr.2 quhej “D”. Për “elementin armik në kampe e burgje për listat 1, 2, 3 përdorej maskimi “DH”, “E”, “F”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fier/ Në kërkim për vjedhje e falsifikim vulash, 5 në pranga

Aktualitet

Fier/ Në kërkim për vjedhje e falsifikim vulash, 5 në pranga

Pas intensifikimit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Policia e Fierit ka vënë në pranga 5 persona, ku ndaj tyre rëndojnë akuza të ndryshme. Siç njofton policia...

Aksione masive në Gjirokastër, kapen katër persona problematikë

Aktualitet

Aksione masive në Gjirokastër, kapen katër persona problematikë

Policia e qarkut të Gjirokastrës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Dy persona nga Memaliaj janë vënë në...

Presidenti malazez kundër ndryshimit të kufijve: Sjell rrezikun e inisiativave zinxhir

Politikë

Presidenti malazez kundër ndryshimit të kufijve: Sjell rrezikun e inisiativave zinxhir

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përsëritur rezervat e tij që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve. Në një intervistë dhënë gazetës podgoricase...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!