“Është shprehur kundër sistemit kooperativist, ka thënë se në vendet kapitaliste ka bollëk”

Diel, 17 February 2019 18:03

Nga Kastriot Dervishi

Avni Qazim Zhiti, lindur më 1916 në Melovë të Skraparit me kohën e dënimit 28 vjet, 5 muaj e 6 ditë është pjesë e historive që i takojnë atyre që vuajtën më shumë në komunizëm. Ai i takonte brezit të dënuarve të vitit 1945 që u ridënuan pas lirimit të parë.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1945-1963: 18 vjet, 6 muaj, 12 ditë

1970-1980: 9 vjet, 10 muaj, 24 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 29 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 64 vjeç

Dënimi i parë

U arrestua më 2.5.1945. Akuzohej se kishte luftuar në frontin sovjetik në vitin 1941 i mobilizuar nga italianët. Për këtë nuk sillej asnjë informacion tjetër. Akuzat e brendshme janë folklorike, të karakterit qesharak që nuk lidhen me faje apo me luftën. U dënua nga Gjykata Ushtarake e Beratit, e cila me vendimin nr.154, datë 22.9.1945 në bazë të ligjit nr.41 e dënoi me burgim të përjetshëm. U lirua nga kampi nr.309 Rubik më 14.11.1963.

Dënimi i dytë

Më 27.11.1970 u arrestua sërish. Së bashku me 7 persona të tjerë u dënua nga Gjykata Popullore e Skraparit. Për të treguar armikun e “tmerrshëm” gjykata i shtonte edhe ndonjë akuzë sabotimi të vogël. Të gjithë cilësoheshin kulakë. Në vendim ndër të tjera thuhej:

“Ashtu siç kanë pranuar vetë të gjykuarit, ata janë shprehur për rrëzimin e pushtetit popull nga ndërhyrjet ushtarake të forcave imperialiste-revizioniste. Ata janë shprehur kundër sistemit kooperativist të bujqësisë dhe në kundërshtim me realitetin, gjendjen ekonomike në vendin tonë e kanë paraqitur të vështirë, ndërsa për jetën në vendet kapitaliste kanë thënë se gjoja ka bollëk, liri, se standardi i jetës është më lart, etj”. Me vendimin nr.12, datë 19.5.1971, gjykata e dënoi me 10 vjet burgim. U lirua më 21.10.1980.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit

Aktualitet

Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit

Arrestohen 3 persona  dhe shpallet në kërkim një tjetër për vrasjen e Jurgen Kurtit, të riut biznesmen që u vra pranë sheshit 'Willson' në Tiranë. Policia bën me dije se...

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Aktualitet

Gjendet i vdekur 48-vjeçari shqiptar në Greqi, dyshime për vrasje

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në kanalin e Korinthit. Trupi i shqiptarit u gjet nga një anije turistike ditën e djeshme. Shqiptari u transferua në spitalin e Korinthit ku...

Cantat e femrave pranverë 2019, kthehen në formë kove

Lifestyle

Cantat e femrave pranverë 2019, kthehen në formë kove

Nëse i keni lënë mënjanë, është momenti për ti nxjerrë jashtë nga dollapi. Nëse nuk i keni në garderobën tuaj, mund të jetë një mënyrë e mirë për të blerë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!