1967/Deklarata nga Pekini: “Në Shqipëri besimin e shkatërruam, klerikët i rruam dhe i futëm në punë”

E mërkurë, 13 Mars 2019 17:33
Faksimile e procesverbalit shqiptar të takimit të vitit 1967 në Pekin Faksimile e procesverbalit shqiptar të takimit të vitit 1967 në Pekin

Nga Kastriot Dervishi

Prishja dhe ndalimi i institucioneve fetare në Shqipëri ishte i nxitur nga revolucioni proletar kulturor kinez. Ky i ashtuquajtur revolucion që nisi në shkollat e mesme e më pas në ato të larta, u drejtua në fillim kundër organizatës së rinisë e më pas kundër çdo gjëje që shihej me dyshim. Në Shqipëri, porositë u dhanë pas dy vizitave të Çu En Lait dhe Kan Shenit, pavarësisht se u tejkaluan parashikimet në përmasat e dëmit. I pari vizitoi tre herë Shqipërinë, ndërsa i dyti kryesoi delegacionin kinez në kongresin e vitit 1966. Këtë e deklaroi në takimin dypalësh në Pekin, më 28.9.1967, kreu i delegacionit shqiptar, Mehmet Shehu. Pasi theksoi porositë e dy të përmendurve, Shehu deklaroi:

“Lufta kundër fesë dhe zakoneve prapanike. Partia jonë ka luftuar dhe ka zhvilluar propagandë kundër fesë qysh prej krijimit të saj dhe vazhdimisht. Në sajë të kësaj pune të partisë u arrit që kohët e fundit të bëhet një hop dialektik nga sasia në cilësi. Vetë masat u revoltuan kundër fesë dhe brenda dy javëve mbyllën të gjitha kishat, xhamitë, teqetë, faltoret, i prishën ose i kthyen në institucione kulturore, në zyra, depo dhe magazina. Tani në Shqipëri nuk ekziston më baza materiale për fenë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët rruan mjekrën, hoqën çallmat e veshjet fetare dhe u futën në punë. Kjo gjë nuk u bë me masa administrative, as me forcë, por ishte rezultat i iniciativës së vetë masave. Natyrisht në këtë punë ka patur aty këtu edhe përpjekje: kur të rinjtë kanë vajtur për të prishur kisha ose minaret e xhamive, edhe i kanë goditur, por më pas, në mbledhje të gjera popullore, janë demaskuar dhe dënuar nga vetë populli ata që sulmuan të rinjtë. Në mbledhje të gjera në formë kuvendi, sipas traditave të vjetra të vendit tonë, populli vetë ka vendosur të hedhë poshtë festat e ceremonitë e ndryshme fetare e prapanike.

Po ne e dimë se puna nuk mbaron me kaq, sepse mundet që tani të kthehet në kishë ose xhami shtëpia. Prandaj duhet të forcohet lufta ideologjike e partisë në masat kundër botëkuptimit fetar e zakoneve në mënyrë që të forcohet bindja e thellë ideologjike kundër fesë dhe që ajo, si dhe zakonet e tjera prapanike të mos gjejë zhvillim në forma të tjera”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arben Kastrati: Filmi “Unë dhe Millosheviqi” do të sjellë aktorë të famshëm botërorë në Kosovë

Kulturë

Arben Kastrati: Filmi “Unë dhe Millosheviqi” do të sjellë aktorë të famshëm botërorë në Kosovë

Është në vlugun e punëve për realizimin e filmit të metrazhit të gjatë “Unë dhe Millosheviqi”, me skenar dhe regji të Arben Kastratit. Në një intervistë të dhënë për KultPlus...

Zgjedhjet e parakohshme të Aleksis Cipras më 30 qershor

Globi

Zgjedhjet e parakohshme të Aleksis Cipras më 30 qershor

 Nga Jannis Papadimitriou    Pas humbjes në zgjedhjet për Parlamentin e BE të dielën, kryeministri i majtë Aleksis Cipras deklaroi zgjedhje të parakohshme në Greqi. Zgjedhjet mund të zhvillohen më 30 qershor. Një humbje...

Panik në Itali! 13 tërmete orët e fundit në Kalabri, njerëzit ikin nga shtëpitë

Globi

Panik në Itali! 13 tërmete orët e fundit në Kalabri, njerëzit ikin nga shtëpitë

Një mori tërmetesh po godet Kalabrinë, pas tërmetit të parë në mesnatë, që i zgjoi të gjithë në panik në orën 1:31 të së hënës dhe bëri që mijëra njerëz t'ia mbathin nga shtëpitë. Në Serre dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!