“Gazeta e Korçës” e datës 7 prill 1939, njoftoi pushtimin fashist dhe fjalimin e Mehdi Frashërit

Diel, 07 Prill 2019 17:57
Numri i gazetës më 7 prill 1939 Numri i gazetës më 7 prill 1939

Kastriot Dervishi

Ndoshta botuesit të “Gazeta e Korçës”, Zhan Gorguzit, nuk do ia merrte mendja se numri që po botonte në 7 prillin e ftohtë të vitit 1939, do të hynte në histori si gazeta e vetme ndryshe e asaj dite dhe që do të përcillte fjalimin e ish-kryeministrit Mehedi Frashëri. Përveç këtij numri dhe deklaratave për agjencitë e huaja të të nënprefektit të Pogradecit Abedin Hoxha, 7 prilli 1939 do ngelej pa shenjat e duhura historike.

Titulli i madh i gazetës: “Lufta për shpëtimin e Shqipërisë. Ajo që i ngjet sot Shqipërisë, nesër do t’u ngjasë të tjerëve. Ish-kryeministri, z.Mehdi Frashëri, i drejton botës një thirrje të botës një thirrje kundër shkeljes së Shqipërisë nga italianët”, gazeta njofton:

“Ish-kryeministri, z.Mehdi Frashëri, i drejtoi gjithë botës paqedashës rreth rrezikut që i turret atdheut tonë. Z. Frashëri deklaroi: Një popull prej 44 milion ndenjës sulmoi sot më ora 4.30 të mëngjesit një popull prej 1 milion ndenjës, që po qëndron me trimëri. Armiku me gjithë forcën e tij ka pasur humbje gjer më tani në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Ndofta armiku do ta fitojë luftën por do të marshojë mi kufomat e të gjithë shqiptarëve, burra dhe gra. Popull i botës! Ngrihuni kundër barbarëve modernë se nesër do të jetë rrezik për të gjithë, por do të jetë vonë. Ajo që na ngjet ne, sot, do t’u ngjasë të tjerëve nesër”.

At; kohë, në Tiranë, Mehdi Frashëri organizoi një grup të rinjsh me pistoleta dhe një qëndresë spontane që fitoi jo pak simpati. Pas një fjalimi të zjarrtë në radio, Frashëri kërkoi strehim politik në Legatën Turke dhe doli prej andej vetëm me ndërhyrjen e ministrit gjerman në Tiranë. Mirëpo, shumë shpejt, ai u internua bashkë me të tjerë në Itali. Vite më vonë, më 7 janar 1944Mehdi Frashëri me cilësinë e regjentit, deklaroi gjatë një fjalimi para forcave të armatosura se sikur të kishin pasur 30 mijë ushtarë, do të kishin bërë një qëndresë të madhe ndaj trupave italiane. Mehdi Frashëri u largua nga Shqipëria në prag të vendosjes së plotë regjimit komunist, në nëntor 1944. Botuesi Zhan Gorguzi u arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me burgim nga komunistët.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës pengojnë pajtimin

Globi

Mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës pengojnë pajtimin

Këshilli i Sigurimit informohet një herë në gjashtë muaj nga Mekanizmi i mbetur nga Gjykatat Ndërkombëtare, IMRCT. Kësaj herë vend të rëndësishëm zuri dënimi i mohimit dhe glorifikimit të krimeve...

Terrorizuan fshatin Rrushkull, kapen dy adoleshentë që qëlluan me armë zjarri

Aktualitet

Terrorizuan fshatin Rrushkull, kapen dy adoleshentë që qëlluan me armë zjarri

Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia e Manzës, pasi gjatë natës qëlluan me armë zjarri në ajër, duke terrorizuar edhe banorët. Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit K.N., 18...

Temperatura rekord në SHBA

Globi

Temperatura rekord në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të përfshihen nga temperaturat e larta duke bërë që rreth 200 milion persona të preken nga vala e të nxehtit. Në Kanada...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!