1985/Dënimi i 16-vjeçarit për tentativë arratisje dhe burgosja në Qafë Bari

Hënë, 22 Prill 2019 18:19
16-vjeçari Gjergj Hani në kohën e arrestimit, i paraburgosur në Degën e Punëve të Brendshme Durrës. 16-vjeçari Gjergj Hani në kohën e arrestimit, i paraburgosur në Degën e Punëve të Brendshme Durrës.

Nga Kastriot Dervishi

Gjergj Tomor Hani është i datëlindjes 13.5.1969. Në vitin 1985 krejt i vetëm, pikërisht në kohën kur kishte disa muaj që kish ngordhur dëmsjellësi më i madh i Shqipërisë, ai orvatet të largohet nga Shqipëria nëpërmjet liqenit të Ohrit afër fshatit Lin. Nisur nga mjedisi familjar antikomunist, fillon të urrejë regjimin qysh në moshë të vogël. Me një forcë të hatashme për moshën, merr vendimin të arratiset, duke mos i thënë askujt. Largohet fillimisht me tren në Fier, e prej këndej në Pogradec. Me autobus shkon në Lin, e prej këtej, nisur nga hartat e përgjithshme sheh vendin prej nga do arratisej me not. Ishte data 27.5.1985, ora 23.30, koha kur Gjergji nist për arratisje në liqen. I vetmi problem ishte prozhektori i madh që bënte dritë. I pikasur nga ky ndriçim, vetëm fare pak metra larg kufirit, rojet kufitare qëllojnë me kallashnikov. Për të mos u vrarë, Gjergji del në breg ku edhe ndalohet nga kufitarët.

Gjykimi u bë në sallën e gjykatës, por me kolektivin e shkollës “Naim Frashëri”, nxënës dhe mësues. Për këtë arsye, u konsiderua si gjykim para kolektivit. Të gjithë kishin ardhur për të parë “armikun”. Në vendimin e gjykatës gjejmë edhe këto fjalë:

“...ai me veprimin e tij armiqësor, i kundërvihet tërë qëndrimit të rinisë sonë të pastër revolucionare, e cila në këto momente është mobilizuar më tepër se kurrë ta kthejë dhimbjen në forcë, punë e vigjilencë”.

Me vendimin nr.77, datë 1.7.1985, Gjykata e Rrethit Durrës, e përbërë nga Spartak Braho, dy ndihmësgjyqtarë, duke pasur pranë prokurorin Sotir Vasi, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 5 vjet heqje të lirisë në bazë të neneve 47/gj (arratisja), 11 (përgatitja ose tentativa), 21 (vitet e dënimit), 30/dh (rrethanë lehtësuese). Asnjë vit nuk i uli gjyqtari.

Sipas nenit 21 të Kodit Penal të vitit 1977, “të miturit dënimin me heqje të lirisë e vuajnë në vende të veçanta”. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. Nuk konsiderohet i mitur (kodi e kish qartë përcaktimit për moshat deri 18 vjet dhe pas kësaj moshe) dhe dërgohet në repartin nr.311 Qafë Bari te “trimat” e Edmond Cajës. Dënimin nuk mundi ta mbarojë sepse u lirua me dekretin me rastin e 40 vjetorit të shpalljes së republikës komuniste. U lirua më 27.1.1986.

Vitin pasues nga lirimi, Gjergj Hani do arrestohej përsëri. Ai tashmë ishte pjesë e “armiqve të pushtetit popullor” dhe nuk mund ta hidhte pa një dënim të dytë.

U arrestua më 24.7.1987. Me vendimin nr.16.11.1987, Gjykata e Rrethit Durrës, i bashkoi çështjen me një tjetër krejt pa lidhje, e deklaroi fajtor në bazë të neneve 47/gj, 11.3, 21/2, 31/atë Kodit Penal për tentativë arratisjeje dhe e dënoi me 11 vjet burgim. Gjergji pranoi agjitacionin në gjykatë, por jo arratisjen sepse ajo ishte e sajuar. Sërish dënimi në kampin e tmerrshëm të Qafë Barit. U lirua me dekretin nr.7460, datë 31.1.1991 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

3 komente

  • Përgjigju Eri

    Saturday, 27 Prill 2019 14:44 komentuar nga Eri
  • Përgjigju pll dega vore

    E Enjte, 25 Prill 2019 22:03 komentuar nga pll dega vore
  • Përgjigju Oman Kaceli

    Tuesday, 23 Prill 2019 20:05 komentuar nga Oman Kaceli

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

1500 trupa amerikane dërgohen në Lindjen e Mesme

Globi

1500 trupa amerikane dërgohen në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 1,500 ushtarë në Lindje të Mesme, për të shtuar forcën ushtarake në këtë rajon, në kohën e rritjes së tensioneve me Iranin. Presidenti amerikan...

Plagosi 13 vetë, ky është personi i dyshuar i sulmit në Lion (foto)

Globi

Plagosi 13 vetë, ky është personi i dyshuar i sulmit në Lion (foto)

Këtë pasdite, Lioni i Francës u trondit, pasi një bombë shpërtheu dhe ka plagosur 13 persona. Mediat franceze dhe ata botërore kanë publikuar fotot, që tregojnë njeriun që dyshohet se...

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Globi

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim bombe në Lion, 8 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në mesditë në qendër të qytetit të Lionit në Francë. Sipas të dhënave paraprake shpërthimi ka ndodhur në një rrugë për këmbësorët pranë sheshit “Bellecour”...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!