1940/Fashisti Salvoni: I japim bursë djalit të mikut tonë besnik

E Enjte, 02 May 2019 18:42
Letrat origjinale që mbaheshin në mënyrë të fshehtë nga E.Hoxha Letrat origjinale që mbaheshin në mënyrë të fshehtë nga E.Hoxha

Nga Kastriot Dervishi

Fashisti kont Salvo Salvoni ishte ndër njerëzit më të rëndësishëm të regjimit fashist në Shqipëri. Ai ishte kryetar i Zyrës së Mëkëmbësisë në Vlorë. Pasi çështja e bursës së Sulejman Myftiut ishte zvarritur, ky i fundit i shkruan më 3.7.1940 Salvo Salvoni. Në përgjigje, më 13.7.1940 Salvoni i shkruan mëkëmbësit Jakomonit, ndër të tjera:

“Studenti i sipërm thotë është anëtar i një familjeje të lidhur me prej kohës, nga lidhje të sinqerta e simpatia. I ndjeri babai i tij ishte mësues i gjuhës shqipe në shkollat tona mbretërore, e cila është shumë e avancuar nga propaganda e vazhdueshme e tij, zhvilluar në popullatën e Vlorës në momente politike delikate. Pas vdekjes së babait, familja e të riut Sulejman Myfti, ndodhet në kondita ekonomike jo të mira dhe ndihma jonë eventuale do të ketë një vlerë të mirë politike, ndërsa është një djalë i mirë, studioz, i disiplinuar dhe djali i një mikut tonë besnik”.

Letrat në fjalë mbaheshin në dosjen për Mynush Myftiun dhe të kaluarën e tij.

Modifikuar më E Enjte, 02 May 2019 18:58

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Plas në burgun grek, përleshje masive mes shqiptarësh

Aktualitet

Plas në burgun grek, përleshje masive mes shqiptarësh

Natë episodike në burgun e Koridhalosë. Gjatë natës 2 të burgosur shqiptarë janë përleshur egër, ndërsa një prej tyre ka kaluar nga sektori B në sektorin C. Fillimisht është bërë e...

Detaje/ Plagosja në Lezhë, shoqërime masive për ngjarjen

Aktualitet

Detaje/ Plagosja në Lezhë, shoqërime masive për ngjarjen

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona për ngjarjen e djeshme, ku mbeti i plagosur një 35-vjeçar. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmë të...

Atentat me armë në Vlorë, dy të rinjve: një i vdekur, një i plagosur rëndë

Aktualitet

Atentat me armë në Vlorë, dy të rinjve: një i vdekur, një i plagosur rëndë

Një atentat me armë është bërë ndaj dy të rinjve që udhëtonin me motorr në rrugën e fshatit Poro të Vlorës. Si pasojë e atentatit, njeri prej tyre, Sotiraq Mëhilli...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!