1943/Avokati u quajt “spiun” dhe u vra se iu gjetën kartëvizita

Premte, 10 May 2019 18:19

Nga Kastriot Dervishi

Gjithkujt mund t’i qëllojë rasti që gjatë një prezantimi të marrë nga një i saponjohur kartëvizitën e tij. Kjo nuk e bën marrësin as fajtor dhe as miqësor me personin që e ofron atë, pasi nuk do të thotë asgjë. E tillë ka ndodhur me avokatin Petro Dilo. Kishte investuar shumë për formimin e tij dhe në fund, jeta i merret nga Shefqet Peçi se kështu i teket këtij. Në çfarëdo lloj lufte, ekzekutimi nuk bëhet kot për një kartvizitë, por qartësisht kur një person është kriminel apo ka prova të minimale për bashkëpunimin e tij me armikun. Kartvizita nuk është provë. Raporti i gjatë i Shefqet Peçit për aktivitetin e celulës komuniste të Kardhiqit, përmend edhe një vrasje. Njësiti komunist ka ndaluar autobusin e linjës Gjirokastër-Tiranë për të vrarë një person që e quante "spiun". Nuk e ka gjetur atë dhe ka vrarë një tjetër. Nuk mund të dilte pa një vrasje. Duhej bërë dikush tjetër "spiun". Pa gjë nuk dilte njësiti.

Letra e datës 22 qershor 1943 e“Tërmetit” (Shefqet Peçit) mbi punën e celulës së Kardhiqit për Komitetin Qarkor të PKSH-së Gjirokastër (ekstrakt)

Më 22.6.1943, ditën e martë, ndërsa po udhëtonte prej Gjirokastre në Tiranë, u ndal nga njësiti jonë gueril në rrugën midis Gjirokastrës e Tepelenës, makina e “SATA”-s nga ana e një njësiti gueril të çetës. Ndërsa pritej të udhëtonte në të dhe të ndodhej brenda spiuni Hasan Cami, sikurse ishte lajmëruar nga ana e atij qarkori, fatkeqësisht nuk figuroi fare në makinë e në listën e biletave. Nga ana tjetër u arrestua nga pasagjerët dhe u ekzekutua, spiuni i fashizmit, Petro Dilo. Para se të tërhiqej për t’u ekzekutuar, u dha një konferencë e shkurtër para pasagjerëve duke u vënë në dukje roli i spiunëve në interes të fashizmit dhe dënimin që populli u jep atyre. Spiuni në fjalë, nga dokumentet që iu tërhoqëm, iu gjetën disa të vlefshme, të cilat tregojnë haptazi marrëdhëniet e tij me kolonel Mugia, organizatorin e spiunazhit në Gjirokastër. Në njërën nga kartëvizitat thuhej tekstualisht: “L’avocato Petro Dilo e libero entrare nel mio uffcio, el qualanque giorno, anche nei giorno, di anni di guerra”. Ekzekutimi i tij është pritur me kënaqësi të madhe nga gjithë populli i krahinës sonë...”.

Vdekje fashizmit me luftë

Liri popullit me gjak

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksidentet, eksperti: Rrethrrotullimi në Lundër të hiqet

Aktualitet

Aksidentet, eksperti: Rrethrrotullimi në Lundër të hiqet

Një i ri ka humbur jetën mëngjesin e sotëm duke u përplasur me rrethrrotullimin në Lundër e mandej duke kaluar këtë rrethrrotullim e duke u përplasur me një bazament betoni...

Mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës pengojnë pajtimin

Globi

Mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës pengojnë pajtimin

Këshilli i Sigurimit informohet një herë në gjashtë muaj nga Mekanizmi i mbetur nga Gjykatat Ndërkombëtare, IMRCT. Kësaj herë vend të rëndësishëm zuri dënimi i mohimit dhe glorifikimit të krimeve...

Terrorizuan fshatin Rrushkull, kapen dy adoleshentë që qëlluan me armë zjarri

Aktualitet

Terrorizuan fshatin Rrushkull, kapen dy adoleshentë që qëlluan me armë zjarri

Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia e Manzës, pasi gjatë natës qëlluan me armë zjarri në ajër, duke terrorizuar edhe banorët. Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit K.N., 18...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!