Revolta e Spaçit e spiunuar nga brenda

Premte, 17 May 2019 14:39

Nga Kastriot Dervishi

Më 21 maj 1973, Pal Zefi refuzoi vijimin e dënimit në birucë. U largua prej saj. Në solidaritet me të, filloi revolta e Spaçit, tashmë e njohur në informacione të tjera. Informacioni i mëposhtëm është një ekstrakt u përzgjedhur nga agjentura brenda kampit që drejtohej nga punëtori operativ Fejzi Liço. Në rrjetin sekret bënin pjesë këto bashkëpunëtorë: “Zjarri”, “Shpata”, “Planeti”, “Kaike e bukur”, “Shigjeta e kaltër”, “Bakri”, “Zjarri” (2), “Pushka”, “Libri”, “Stilografi”, “Pisha”, “Vigjilenti”, “Qarri”, “Semani”, “Besa”, “Vullnetari”. Më poshtë një ekstrakt i përzgjedhur dhe sistemuar nga raportimet e bashkëpunëtorëve.

Ekstrakte nga raportimet

1-“Zjarri” raportonte: Jonuz Norja ka marrë pjesë në revoltë, ka prishur stendat dhe derën e zyrës teknike. Ndrec Çoku ka prishur stendat dhe ka bërë roje të flamuri. Hodo Sokoli ka thënë se duhen zhdukur këta spiunët e Sigurimit. Fadil Dushku, pjesëmarrës në revoltë fliste me të madhe “ja vdekje ja liri”. Sami Dangëllia bënte agjitacion e propagandë. luan Burimi është organizator i revoltës. Ferit Avdullai ka thënë: “Poshtë spiunët e zyrës teknike që mbi tavolinë mbajnë foton e Enver Hoxhës”. Jonuz Norja ka thënë “poshtë komunizmi” dhe ka prishur stendën e emulacionit. Nebi Hoxha ka thënë “poshtë komunizmi! Këta na torturojnë ne nëpër burgje”. Pal Zefi goditi me hekur përgjegjësin e zyrës teknike. Pjesëmarrësit që iu vërsulën shërbimit janë: Pavllo Papa, Jorgo Papa, Syrja Lame, Dashnor Kazazi, Luan Burimi, Muharrem Dyli, Stefan Kola, Mihal Kosta, Bardhyl Fejzollari. Të dënuar që vjellin vrer shpeshherë me të rinjtë janë: Hodo Sokoli, Bebi Konomi, Muharrem Dyli, Sami Dangëllia, Sherif Allamani, Kostan Papa, Luan Koka, Luan Burimi, Paulin Vata, Sulo Veshi, Dervish Sulo, Zef Ashta, Hajri Pashaj, Çaush Çoku, Bedri Çoku, Abedin Vrioni, Naim Ukshi, Refik Beqo, Dervishi Bejko, Napolon Koleci, Irakli Simo, Fadil Dushku, Demir Pojani. Kanë hedhur parulla: “poshtë komunizmi”, “poshtë Enver Hoxha”, “ushtarë hidhni armët”, “populli është me ne” “kooperativa u pret”, “bashkohuni kundër qeverisë”, etj.

2-“Shpata” raportonte: Gjet Kadeli ka ngritur flamurin, ndërsa Syrja Lamaj u thërriste ushtrisë. Rexhep Lazri element i rrezikshëm ka thënë mos dalim në punë. Dashnor Kazazi, Fadil Dushku, Pal Zefi, Muharrem Dyli, Syrja Lamaj,...kanë se këta do na mbytin në dru, këta janë shkaktarë, kriminelë, etj. Te sheshi qëlluan nënoficerin, Demir Pojani, Ulsi Pashollari, Luan Burimi, Fadil Dushku, Dervish Bejko. Kërkuan vijimin e revoltës.

3-“Planeti” raportonte:...Dervish Bejko tha se e kanë bërë sakat e nuk do më jetën... Latif Haxhiu i tha zëvendësministrit (Feçor Shehu): “Po na mbari nga 25 vjet në burg more të poshtër”. I dënuari Havzi Nela ka bërë agjitacion e propagandë. ka kërkuar lirimin dhe të mos punonin më në minierë.  

4-“Kaike e bukur” raportonte: Gëzim Medolli tha se do na shtypin vetëm me gjak, por gjakun tonë do ta paguajnë shtrenjtë, gjaku ynë do ua hajë kokën, e kemi për nder të vdesim me ju. Feta Dobrova tha se ia kanë veshur nënën dhe motrat me të zeza, se ishin të poshtër që i mbanin aty. 

5-“Shigjeta e kaltër” raportonte: Kanë thyer birucat Skënder Thaçi, Luan Burimi (ky thirri “poshtë komunizmi”), ndërsa Bedri Çoku thoshte se ushtria është me ta, ja vdekje ja liri. Ishin shkruar parulla “gjithë bota është me ne”. Kur erdhi zëvendësministri, të dënuarit Skënder Dajan Dashnor Kazazi, Jorgo Papa, Luan Burimi, Syrja Lame, Fadil Dushku, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj kanë thirrur “Ja vdekje-ja liri”, “ushtria është me ne”. Gëzim Çela, Kostandin Papa duke biseduar në prani të të dënuarve tha të ndaheshin në grupe. Iljaz Sulejmani thoshte të thyenin birucat e kampit. Flamurin e ka ngritur Rexhep Lazri, ndërsa shkon Mersin Vlashi...

6-“Shpata” raportonte: Fadil dushku vinte nëpër dhoma dhe bënte zgjimin duke thënë “çohuni çuna se u ngrit flamuri, doli drita”. Me këtë kanë qenë Luan burimi, Rexhep Lazri, Dashnor Kazazi, Joro Papa, të cilët thërrisnin “Rroftë Shqipëria e lirë. Këta do na trajtojnë kështu gjithë jetën. Kanë mbushur burgjet me njerëz” dhe masa bënte urra. Skënderi u bënte thirrje ushtarëve të mos qëllonin se ishin vëllezërit tanë. I dënuar S.T. i thotë Pal Zefit: “Ti qenke armik”. Pali i tha: “Po jam armik dhe kështu do vdes”. Në rrahjen e nënoficerit kanë marrë pjesë: Çaush Çoku, Bedri Çoku, Filip Jonica, Brahim Buzi, Syrja Lame, Niazi Bylykbashi, Gjon Prendi, Bardhyl Fejzollari, Skënder Daja, Jorgo Papa, Prend Dema, Pavllo Papa dhe Muho Curri. Ky foli se nuk punojmë në minierë se na morën jetën. Ndërsa Sami Dangëllia, Shefqet Asllani, Hodo Sokoli, Luan Burimi biseduan gjithë natën. Aty ishte Luan Koka që ëndërronte t’i ktheheshin dyqanet e humbura (konfiskuara). Murat Marta i dha atij fotografinë e Ismail Qemalit, duke e ftuar të mbante këtë, ndërsa atë tjetrin (Enverin) ta mbante në nevojtore.

7-“Bakri” raportonte: Në revoltë kanë marrë pjesë Xhemal Bali, ka hedhur parulla kundër pushtetit dhe partisë. Ka hedhur parullat: “Ja vdekje-ja liri”, “Shumë kemi duruar në thonjtë e këtyre maskarenjve”. Mersin Vlashi ka marrë pjesë në bërjen e flamurit. Feti Kumanaku ka dhënë bezen për flamurin. Gjet Kadeli ka ndihmuar për montimin e flamurit. Gjon Prendi, Fran Gega, Ndue Prendi kanë marrë pjesë duke hedhur parulla për “Shqipërinë e lirë”, “flamurin pa yll”. Ylber Darova ka marrë pjesë në revoltë, jepte udhëzime në krevatin e tij, Dervish Bejkos dhe Fejzi Pashajt. Hysen Xhani ka hedhur parulla kundër partisë, ka qenë i aktivizuar për të nxjerrë sa më shumë të dënuar të pakënaqur...Fetah Debrova, është organizatori për prishjen e stendave të emulacionit. Ka graduar pjesëtarët e revoltës...Ferit Avdullaj ka dashur t’u presë hundën dhe kokat personave që punojnë në prapavijë, u ka bërë thirrje ushtarëve të hidhnin armët se populli e ushtria ishin me ta.

8-Pushka raportonte: Të dënuarit Syrja Lame, Pavllo Papa, Luan Burimi, Muharrem Dyli, kanë shtyrë të dënuarit të shajnë policët. Syrjai iu drejtua të dënuarve dhe u thotë: “ç’prisni pse rrini? Pse keni frikë karshi këtyre qenve”, dhe vijoi: “poshtë komunizmi”, “poshtë partia”, “këtë që po bëni ju nuk e ka bërë as nazizmi”. U bëri thirrje ushtarëve: “Në kooperativa punoni për 5 lekë. Këta na kanë dënuar familjet”. Më kryesorët janë: Syrja Lame, Dashnor Kazazi, Pal Zefi, Luan Burimi, Skënder Daja, Ndrec Çoku, Jorgo Papa, Hasan Kolti.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!