Propaganda monumentale komuniste

E Enjte, 30 May 2019 18:05
Faksimime dokumenti i PPSH-së i vitit 1968 dhe për ilustrim një pllakë agjitative Faksimime dokumenti i PPSH-së i vitit 1968 dhe për ilustrim një pllakë agjitative

Nga Kastriot Dervishi

Komunizmi është mashtrim dhe krim. Çdo gjë e vërtit rreth tyre. Brenda tij nuk ka asgjë me njerëzoren, me jetën, me demokracinë apo mirëqenien. A e keni vënë se sa herë shtrohet çështja për të hequr simbole komuniste, pllaka të falsifikuara, emra rrugës, mozaikë, etj, komunistët të përfaqësuar nga skorje e mbeturina të diktaturës ngrihen e bëjnë zhurmë për “vlera”, “tradita”, etj. Në të vërtetë ata duan të ruajnë “propagandën monumentale” të themeluar nga Partia e Punës, atë që llojit të vendit që flet me pamje, emra, ose me pllaka me pak fjalë.këtë zanat nuk e kanë harruar asnjëherë. E ruajnë me fanatizëm sikur

Vetëm 6 vitet e fundit, ka një shtim masiv të propagandës monumentale, një shtim abuziv i yjeve të kuq dhe pllakave që flasin për “qarkorët e partisë”, duke ruajtur fiks të njëjtin format demode si ai i kohës së diktaturës. Komunistët e kanë përdorur “propaganda monumentale” për indoktrinimin e plotë të shoqërisë shqiptare, në të cilin pjesë të rëndësishme ka arti i realizmit socialist, tërësisht i kopjuar nga modele të ngjashme në vendet e lindjes. Dokumentacioni i Partisë së Punës është i rrallë kur flitet për “propagandën monumentale”. Një nga rastet e rralla të hasura në dokumente është ai i vitit 1968 kur filloi të artikulohej më qartë ideja si dhe të kërkohej me mjaft ngulm. Në raportin e gjatë, thuhej se në kuadër zhvillimit të “traditave revolucionare patriotike”, partia promovonte “propagandën monumentale”, si mjet për “edukimin klasor revolucionar të masave”. Ajo përfshinte vënie emrash, pllaka përkujtimore, lapidarë, buste, shtatore, duke e kthyer Shqipërinë në vend “lapidarësh e kantieresh”, etj. Përmendej si statistikë 2900 emra institucionesh, qytetesh, shkollash, rrugësh, sheshesh, kooperativash bujqësore, repartesh; 12 shtatoresh; 145 busteve; 530 pllakave përkujtimore. Karakteristikë kryesore e kësaj propagande është zmadhimi i ngjarjeve me karakter ordiner ose të parëndësishëm, si dhe evidentimi i njerëzve pa merita si dhe datave që nuk thonë asgjë.

Nga kjo traditë e keqe, e cila ka në themel të keqen dhe elementin ideologjik, vendit i bëhet gjithnjë keq. Mjafton një shembull. Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, përveçse një kopjim i artit sovjetik, përçon një falsifikim sepse 60% e tij i takojnë 50 viteve komunizëm. 50 vite për 2 mijë vjet histori janë shumë më pak se ka. Vetëm dje në Tiranë, për të nxjerrë në dritë bustin e vogël të Vojo Kushit, u prishën disa lokale. I vetmi qëllim, ishte që zona në fjalë të vihet në funksion të “propagandës monumentale”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!