Vëllezërit e Musine Kokalarit, dy të vrarë dhe një libër për Kosovën

Premte, 31 May 2019 17:36
Faksimile e librit të Hamit Kokalarit për Kosovën Faksimile e librit të Hamit Kokalarit për Kosovën

Nga Kastriot Dervishi

Historia e dhimbshme e intelektuales Musine Kokalarit është shumë e njohur për publikun shqiptar. Më pak e njohur është ajo e vëllezërve të saj: Vesim, Muntaz dhe Hamit. Dy të parët u vranë nga “nacionalçlirimtarët” në Tiranë më 12.11.1944, kur ata me lista vdekjesh në dorë filluan të vrasin kundërshtarët politikë të tyret. Armiku i tyre kryesor ishte shqiptari i ditur, njerëzit e ndershëm të këtij vendi. Kokalarët ishin njerëz të dijes e kulturës. Pasioni mbi librat ishte bërë motivi kryesor i jetës së tyre. Kjo gjë shihej te librari “Venus” dhe Mesagjeria e shqiptare.

Muntaz Kokalari, tre ditë para vrasjes pa gjyq, në një letër (bërë e njohur nga studiuesi Uran Butka) shkruan qartë se ishin në “rrezik nga bashtua” (Enver Hoxha), “thjesht për arsye personale”. E.Hoxhën ai e përshkruan si “përbindësh, tinëzar, hakmarrës, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar”, i cili donte t’i zhdukte gjirokastritët që ia dinin “sa i vlente lëkura”, sepse “jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj”.

I vetmi vëlla që ngeli gjallë nga vëllezërit Kokalari ishte Hamiti, gjyshi i Albës, eurodeputetes shqiptare që u zgjodh së fundmi në Suedi. Në vitin 1943, në kohën kur “nacionalçlirimtarët” e drejtuar nga Dushani Mugosha e Miladin Popoviçi kishin hallin e “vëllazërimit me popujt vëllezër të Jugosllavisë”, Hamiti botonte librin e tij, “Kosova-djepi i shqiptarizimit”, një ekzemplar i të cilit iu dhurua Rexhep Mitrovicës (faksimile), të frymëzuar nga një aspiratë që u bë realitet në vitin 1999 nga SHBA dhe NATO. Libri kishte një strukturë të thjeshtë, bazuar i konsiderata historike dhe etnike, nëpërmjet hartave, dokumenteve e shifrave; veprimet shkombëtarizuese kundër shqiptarëve; kolonizimin jugosllav. Në anekse të librit citohen autorë të ndryshëm vendas e të huaj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!