Mozaiku i kopjuar i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë

E mërkurë, 05 June 2019 18:21
Mozaiku në Tiranë dhe rastet në Drezden (sipër) dhe Minsk (poshtë) Mozaiku në Tiranë dhe rastet në Drezden (sipër) dhe Minsk (poshtë)

Nga Kastriot Dervishi

Arti i agjitacionit monumental është i ngjashëm në të gjithë vendet e lindjes komuniste. Edhe Shqipëria nuk mund të ishte ndryshe nga vendet e tjera. Në mbarë vendin u ngritën monumente të këtij lloji. Një rast tipik i kopjimit të modelit, por edhe të paraqitjes së shtrembër të historisë është mozaiku i madh në Muzeun Historik Kombëtar, i vendosur aty në vitin 1981. Pretendohet të sillet historia e popullit shqiptar në 2 mijë vite, por 60% të sipërfaqes e zënë përfaqësues të Partisë së Komuniste (e Punës më pas) në luftë dhe pas saj. Thënë ndryshe, ky mozaik për sa kohë ekziston në një vend publik shumë të frekuentuar propagandon komunizëm dhe falsitet historik. Ata që lavdërojnë gjasme “vlerat” e këtij mozaiku, mbrojnë në fakt falsitetin e propagandën komuniste. Ndërthurja e historisë me propagandën komuniste, apo vënia e historisë në shërbim të propagandës për krijimin e “njeriut të ri”, janë gjithnjë të pandara nga njëra-tjetra. Le të shohim dy modele nga është kopjuar mozaiku ynë. Më parë një rast i ngjashëm u ndërtua në Drezden të Republikës Demokratike Gjermane në vitin 1969, pjesërisht me teknikën e mozaikut. Përfaqësuesit e popullit, klasa punëtore, vegjëlia, nisen nga vitet e kaluara për të arritur në periudhën e artë të socializmit. Rreshtimi masiv i figurave është një stilistikë që nuk ndryshon pothuajse asnjëherë. Rasti i dytë është në Minks të Bjellorusisë, një monument që nga formati është shumë i ngjashëm me muzeun tonë.

Modifikuar më E mërkurë, 05 June 2019 18:29

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!