35 vjet nga ekzekutimi makabër i Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës

Diel, 09 June 2019 18:14
Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja të arrestuar dhe skica e skemës së ekzekutimit të tyre Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja të arrestuar dhe skica e skemës së ekzekutimit të tyre

Nga Kastriot Dervishi

Me vendimin nr.3, datë 3.6.1984 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me veprim në Pukë, i deklaroi fajtorë për revoltën e Qafë Barit. Nga të 12 personat e akuzuar, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, u dënuan me vdekje, pushkatim. Ekzekutimi i vendimi nuk u bë nga Dega e Punëve të Brendshme Pukë, por nga DPB Shkodër. Urdhri për ekzekutim i ministrit doli më 8.6.1984. Urdhrit i shtohej një shënim me shkrim dore i drejtorit të Drejtorisë Zbatim Vendim Penale në MPB se sytë e dy personave, me porosi të ministrit të Punëve të Brendshme, sytë e të dënuarve do i jepeshin Ministrisë së Shëndetësisë. Të nesërmen DPB Shkodër hartoi planin e masave të kryerjen e ekzekutimin në vendin ku ishin antenat afër fshatit Kuç. Ky ishte një vend i rrethuar në formë rrethi. Për çdo të ekzekutuar caktohej një ekzekutor. Më 9 qershor 1984, ora 24.00, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër, ekzekutoi vendimin. Në fjalën e fundit, i dënuari Sokol Sokoli kërkoi të mos vritej pas shpine ndërsa u shpreh se nuk i kishte bërë gjë kujt. Ndryshe nga rastet e tjera, ata u ekzekutuan në gjoks e jo në kokë. Në maj 2011 gjatë punës për inventarizimin e fondeve të Arkivit të Ministrisë së Brendshme (deri në vitin 2014 inventarizimi shkoi në 80% të fondit dhe ka ngelur po aq edhe sot) gjeta skicën e varrimit që i përkiste të ndjerëve. Pak ditë më vonë u bë gërmimi dhe gjetja e eshtrave të tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Show-biz

“Je më e ngrohtë se dielli”/ Olta Gixhari “ndez” rrjetin, fansat e “mbysin” me komente

emperaturat e nxehta kanë bërë që plazhet dhe pishinat të jenë plot që në muajin qershor. Gjithashtu edhe vip-at shqiptarë kanë provokuar fansat me fotot e tyre me bikini. Një prej tyre...

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Politikë

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike, Ina Zhupa e prekur jep lajmin e hidhur

Ish-kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Sejdi Peka ka ndërrua jetë ditën e sotme. Lajmin të ditur e ka bërë të ditur...

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Globi

Kaos në Etiopi, dështon një grusht shteti, vritet gjenerali rebel

Tensioni po arrin kulmin e tij në Etopi. Vendi afrikan me më shumë se 100 milion banorë po përjeton disa nga ditët më të vështira të viteve të fundit, me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!