1943/Ylli i kuq sjell përçarje, shoqja partizane “Tanksi”, imoralitet në mal

Hënë, 08 July 2019 17:18

Nga Kastriot Dervishi

Në dokumentet e Komitetit Qarkor të Gjirokastrës të Partisë Komuniste Shqiptare, po citoj pjesë nga ato të datave 13 korrik 1943 dhe 27 gusht 1943, të nënshkruar nga përfaqësuesi Haki Toska (që shkruante me pseudonimet “I vogli” dhe “Lasko”). Në dokumentin e parë bëhet fjalë se anglezët kanë qenë kundër përdorimit të yllit të kuq komunist (i kopjuar nga modeli i partizanit jugosllav), duke i detyruar partizanët që ta heqin madje, si dhe se kjo çështje kish qenë objekt përçarje me forcat nacionaliste. Komunistët ishin të lidhur me yllin, ndërsa nacionalistët me simbolet kombëtare. Komunistët të drejtuar nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, i përmbaheshin mungesës së simboleve kombëtare. Në letrën tjetër ka diçka për moralin e shoqes “Tanksi”, e cila nuk mbante sjellje morale të mira me partizanet. Ishte përjashtuar për disa kohë nga partia, por më pas u pranua sërish. Partia ia hoqi njollën. “Tanksi” u bë një komuniste e përkushtuar, rigoroze në zbatimin e luftës së klasave.

1 koment

  • Përgjigju rodric camela

    Hënë, 15 July 2019 21:43 komentuar nga rodric camela

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Aktualitet

Keshilla e avokatit për shqiptarët që jetojnë pa dokumenta në SHBA

Nga Avokati Kieran Both Emigrantët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet në shkallë të gjerë të ndërmarra nga DHS (Departamenti i Sigurisë Kombëtare)...

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Globi

Emigracioni në Mesdhe, Italia stopon dokumentin e Parisit

Italia ka refuzuar të nënshkruaj dokumentin e Parisit pas takimit informal mbi emigracionin në Mesdhe që u mbajt sot në kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini nuk ka marrë...

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Aktualitet

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin

Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Lezhë në fshatin Beltojë e në të janë përfshirë një motor tip...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!