Trump: CIA nuk fajësoi princin saudit për vrasjen e gazetarit

Premte, 23 November 2018 08:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se CIA nuk ka konstatuar se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman ka urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Zyrtarët u thanë mediave amerikane se një operacion i tillë do të kishte nevojë për miratimin e princit, por Arabia Saudite e mohon përfshirjen e tij. Sipas Riadit, Khashoggi u vra gjatë një operacioni të marrjes në pyetje që ka shkuar keq. “Ata nuk e konstatuan”, tha Trump kur u pyet për vlerësimin e CIA-s nga gazetarët në Mar-a-Lago në Florida. “Unë e kam raportin. Ata nuk e konstatuan. Nuk e di nëse dikush do të mund të konstatojë se princi e ka bërë një gjë të tillë”, tha Trump. Ai i bëri komentet ndërkohë që princi saudit i kurorës nisi një turne rajonal në Lindjen e Mesme, duke filluar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Është ky udhëtimi i parë i tij që nga vrasja e Khashoggit. Bin Salman po ashtu pritet të marrë pjesë në një takim të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në fund të muajit dhe do të ndiqet nga udhëheqës nga SHBA-ja, Turqia dhe një numër vendesh europiane.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Politikë

Ish-deputeti: Rama i urren studentët sepse …

Ish-deputeti i Partisë Demokratike përmes një postimi në Facebook ka reagur në lidhje me lajmin se tarifat e studentëve për vitin akademik 2019-2020 Bachelor do të jenë po aq sa...

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Art

Aromë nëne... Sofia Loren kthehet në setin e xhirimit

Për hir të dashurisë së djalit, Edoardo, aktorja e madhe Sophia Loren, 84 vjeçe kthehet në skenë e filmit. "Jeta përpara teje" titullohet titulli i filmit i frymëzuar nga romani i...

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Aktualitet

Prekëse/ Me zë të dridhur Laura Konda largohet pas 20 vitesh nga Zëri i Amerikës

Pas dy dekadave te Zëri i Amerikës, ikona e televizionit, gazetarja, Laura Konda do të largohet. Teksa i dridhej zëri nga emocionet, Laura Konda i dha lamtumirë ekranit, ndërsa transmetohej...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!