SHBA, marrëveshje në parim për të shmangur mbylljen e qeverisë

Tuesday, 12 February 2019 10:18

Ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë arritur një marrëveshje në parim për buxhetin, në përpjekje për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë.

 Negociatorët e Kongresit thanë se marrëveshja përfshin financime për disa barriera të reja në kufirin e SHBA-së me Meksikën. Megjithatë, shuma nuk është as afër 5.7 miliardë dollarëve që presidenti Donald Trump ka kërkuar për ndërtimin e një muri në kufi.

Demokratët e Kongresit kanë refuzuar autorizimin e kësaj shume, duke e cilësuar si humbje të parave, ndërkohë që republikanët kanë synuar të shmangin mbylljen e qeverisë. Mbyllja 35-ditëshe, që ka përfunduar muajin e kaluar, ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin rroga. Sondazhet kanë treguar se amerikanët e kanë fajësuar Trumpin për këtë.

Menjëherë pas njoftimit për arritjen e marrëveshjes në parim, Trump mbajti një tubim në El Paso të Teksasit, ku tha se muri do t’i mbronte amerikanët nga kriminelët e dhunshëm dhe drogat e paligjshme. Në javët e fundit, Trump ka kërcënuar me shpalljen e emergjencës kombëtare nëse Kongresi nuk i autorizon paratë për murin, por ligjshmëria e një mase të tillë është e diskutueshme.

Sipas Kushtetutës amerikane, Kongresi ka fuqinë ligjore t’i miratojë masat buxhetore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Globi

BE: Britania ka pak gjasa të largohet këtë vit

Disa zyrtarë të Brukselit kanë thënë se ka pak gjasa që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian gjatë këtij viti edhe në rast të dështimit të marrëveshjes për...

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Aktualitet

Autoritetet e Kosovës lirojnë autobusët e ndaluar në Morinë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ka lejuar qarkullimin e autobusëve, transit përmes Kosovës, të ndaluar në pikën kufitare Morinë, të shtunën (15.06.2019). Ky vendim vjen...

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Aktualitet

Makina shkrumbohet nga flakët në Vlorë-Levan

Një automjet është djegur thuajse tërësisht mbrëmjen e së shtunës në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi të fshatit Bishan. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!