Zbulohen detaje të reja të tmerrshme rreth vrasjes së Khashoggit

E Enjte, 14 February 2019 22:26

Raporti i Drejtorisë së Policisë në Stamboll për vitin 2018 zbulon një numër detajesh lidhur me vrasjen brutale të gazetarit Jamal Khashoggi, që ndodhi më 2 tetor në Konsullatën saudite në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i aktiviteteve të vitit të kaluar të policisë turke në Stamboll thekson se brenda kompleksit të Konsullatës Saudite ndodhen dy puse për ujë dhe një furrë me dru dhe gaz. Po ashtu theksohet se kjo është një furrë, temperatura e së cilës mund të arrijë temperatura të larta deri në 1.000 gradë Celsius, në të cilin mund të shkatërrohen të gjitha gjurmët e mundshme të ADN-së.

Po ashtu raporti nënvizon se në mesin e 15 personave, të cilët në ditën e vrasjes së Khashoggit mbërritën nga Arabia Saudite në Konsullatën në Stamboll ishte edhe eksperti 47-vjeçar i Ministrisë së Arabisë Saudite të mjekësisë forenzike, Salah Mohammed A. Tubaigy. Ky është një ekspert i cili titullin e doktorit të shkencave e mori duke mbrojtur tezën për analizën e ADN-së në mostrat e indeve të eshtrave.

Gjithashtu theksohet se eksperti në fjalë ishte i aftë të kontrollojë nëse kanë ngelur gjurmë të ADN-së pas vrasjes së gazetarit Khashoggi, trupi i të cilit pasi që u vra, u copëtua dhe u dogj.

Raporti i policisë turke potencon se ekipi 15-anëtarësh i vrasësve të Khashoggit, pas vrasjes brutale nga një restorant i njohur i Stambollit porositi 32 racione mishi të papjekur në Konsullatën saudite.

“Duam, apo nuk duam, kjo ngrit një sërë pyetjesh…A ishte plani që mishi të piqej në furrë? Sigurisht se gjithçka do të zbardhet. Hetimet ende nuk kanë përfunduar”, thuhet në raport.

Në kuadër të hetimit rreth vrasjes së Khashoggit, Departamenti i anti-terrorit të policisë turke pranoi në total 224 raporte, kurse si më intersanti potencohet raporti i mbërritur nga SHBA-të.

Personi u prezantua se punon në agjencinë amerikane NASA, ndërsa policisë turke i ka raportuar se gazetari Khashoggi është dërguar në Kajro dhe atje është ekzekutuar.

Policia turke më tej thekson se të gjitha raportet janë marrë në përpunim.

Më tej në tekstin e raportit të policisë turke thuhet se një zyrtar hapi derën dhe mori Khashoggin në Konsullatë.

“Zyrtari i njëjtë i konsullatës nuk përcolli informacionin se para derës është duke pritur e fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz. Po ta bënte këtë, ndoshta nuk do të ndodhte vrasja e tij. Ekziston edhe një mundësi…Ndoshta Hatice Cengiz do të ishte viktima e dytë e vrasjes brutale”, theksohet në raport.

Të gjitha gjurmët e vrasjes brutale të gazetarit Khashoggi brenda konsullatës saudite janë pastruar me mjete kimike.

Ndër të tjera në raportin e policisë thuhet se anëtarët e ekipit të vrasjes së Khashoggit nga hoteli kishin valixhe dhe se në xhirimet e kamerave të survejimit shihet qartë se si gjatë hyrjes i mbajnë me lehtësi valixhet, kurse shihet se si me mund më të madh bartin të njëjtat gjatë daljes.

Në bazë të të gjitha informacioneve të deritashme, hetuesit turq edhe më tej pohojnë mundësinë e vrasjes brutale të Khashoggit, dhe më pas trupi i tij u copëtua dhe u dogj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Haradinaj përballë sfidës “taksë”, ja çfarë do t’i kërkojë Merkel

Bota Shqiptare

Haradinaj përballë sfidës “taksë”, ja çfarë do t’i kërkojë Merkel

Angela Merkel dhe Emanuel Macron do t’i kërkojnë kryeministrit Ramush Haradinaj heqjen e taksës, ndërsa kryeministrit Aleksander Vuçiç pushimin e fushatës kundër Kosovës, në mënyrë që të rifillojë dialogu mes...

Shihni 10 fotot më të mira nga e gjithë bota, njëra i përket Shqipërisë

Kuriozitete

Shihni 10 fotot më të mira nga e gjithë bota, njëra i përket Shqipërisë

Njihuni me foto më të mira nga e gjithë bota përzgjedhur nga agjensitë ndërkombëtare. 1-Banorët e rajonit të Mendrisio të maskuar si personalitete biblike kryejnë procession e së enjtes së shenjtë...

Tirana e Partizani duan vetëm fitore, edhe pse “i bëjnë nder” njëra-tjetrës

Sport

Tirana e Partizani duan vetëm fitore, edhe pse “i bëjnë nder” njëra-tjetrës

Java e 30-të e Kategorisë Superiore sjell duele ekstremesh, siç është ai ndërmjet Partizanit kryesues dhe Kastriotit që është në zonën e rënies nga kategoria. Të tilla janë edhe përballjet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!