Angela Merkel në Mynih: Ne jemi të thirrur e duhet të veprojmë!

Hënë, 18 February 2019 08:10

Kush i mbledh copëzat e rendit botëror të thyer? Kësaj pyetjeje vendimtare Angela Merkel i dha përgjigje në Konferencën e Sigurisë që përfundoi në Mynih. Por ajo nuk tha të gjithë të vërtetën, mendon Christian F. Trippe.

Nga Deutsche Welle

Si në të gjitha fjalimet e mëdha politike me vazhdë të gjatë ndikimi, ishte momenti ai që i dha rëndësi fjalimit të Merkelit. Ajo lloj përzierje e momentit dhe vëmendjes nga publiku, e fjalëve me vend dhe tonit të përshtatshëm. Që para Konferencës së Sigurisë në Mynih, (15.-17.02) ishte një moment i tillë për Angela Merkelin. Kush e lexon fjalimin e saj më pas e kupton mirë pse pati ovacione të gjata për kancelaren gjermane.

 

Kancelarja foli pa letër, që ndodh rrallë - dhe foli si e çliruar. Ajo mbrojti një rend botëror, që është i kërcënuar nga shkatërrimi dhe aktet e prishjes së qëllimshme të tij. Një rend botëror, që ndoshta në këtë formë nuk do të ekzistojë më për një kohë të shkurtër. Me një energji të re, Merkel trajtoi problemet e globit, duke kaluar nga Rusia në Kinë, SHBA, për t'u kthyer sërish në Gjermani dhe Europë. Asnjë fushë politike nuk e la pa prekur, tregtinë, sigurinë, mjedisin.

Gjuhë e qartë për mikun dhe armikun

Asgjë nuk ishte e re në mendimet e Merkelit, gjithçka ishte thënë kështu pak a shumë më parë. Por mbështetja e saj e mëparshme për multilateralizmin shprehej me një gjuhë të ngurtë, të paafrueshme. Ndërsa kësaj here ishte pikërisht kjo lloj energjie, ky ligjërim i drejtpërdrejt i saj, që vuri gjërave emër. Edhe tek publiku fjalët e saj kishin efekt çlirues, ato ishin në kontrast të madh me fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence. Merkel ushtroi me humor autokritikë për mangësitë e politikës së jashtme gjermane. Pence nga ana e tij demonstroi me një stil jo të gdhendur mirë se çfarë do të thotë në praktikë politika „America First". Merkel foli plot pasion për qëndrimet e saj. Pence jepte mesazhe ndërmjet rreshtave, nganjëherë me ton komandues.

Kontrasti i këtyre dy fjalimeve e bëri të qartë, se sa e vështirë është bërë momentalisht marrëdhënia transatlantike. Por në një kohë që Merkel tundi sallën, duke shkaktuar një valë globale gëzimi në twitter, provinca protestoi. Princër lindorë të CDU-së nisën një diskutim mendjengushtë, duhet apo nuk duhet ta lejojnë të flasë në fushatën zgjedhore të landeve kancelaren e tyre me përmasa botërore. Imazhi i Merkelit në lindje të Elbës është aq i dëmtuar, saqë kjo mund të rrezikojë edhe suksesin e CDU-së në zgjedhjet e landeve.

Pasuesja bën përgatitje

Në shtëpinë e saj me probleme, jashtë Gjermanisë e ngritur lart: Merkeli e ndan këtë fat me disa kancelarë të pasluftës - Sa më shumë fitonin prestigj e respekt si personalitete me format botëror, aq më shumë rrëzohej autoriteti në politikën e brendshme. Qoftë Adenauer, Brandt, Schmidt apo Kohl - të gjithë ata e humbën mbështetjen në radhët e tyre, disa madje u përzunë nga njerëzit e tyre, në një kohë që prestigji i tyre në botë u rrit. Merkel e ka dorëzuar ndërkohë postin e kryetares së partisë tek kandidatja e saj e dëshiruar Annegret Kramp-Karrenbauer. Ajo e përdori Konferencën e Sigurisë në Mynih për t'u prezantuar para rrjeteve të ndryshme botërore të politikës së jashtme. Kësaj iu shtua një intervistë e gjatë e Kramp-Karrenbauers për temat e politikës së jashtme. Pasuesja po përgatitet, jo thjesht vetëm për postin e kryetares së partisë.

Por kush i mbledh copëzat, kush e krijon sërish rebusin e botës? Përgjigja e Angela Merkelit në Mynih ishte e qartë - ne jemi të thirrur të gjithë e duhet të veprojmë. Por një gjë Merkel e la pa përmendur - faktin që ajo vetë nuk do të angazhohet më pas pas mandatit si kancelare. Megjithatë amaneti i saj për politikën e jashtme dihet pas Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Luan Rama për dorëheqjen e Haradinajt: Akt civil prej burri shteti

Politikë

Luan Rama për dorëheqjen e Haradinajt: Akt civil prej burri shteti

Luan Rama e ka quajtur peshë dinjiteti dorëheqjen e Ramush Haradinajt. Sipas Ramës, Haradinaj ka bërë një akt prej burri shteti i duke i mësuar të gjithve se sa vlerë ka...

Limaj: Intervistimi i Haradinajt, ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

Bota Shqiptare

Limaj: Intervistimi i Haradinajt, ftesë e padrejtë nga një gjykatë e padrejtë

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është një ftesë e padrejtë, nga një gjykatë e padrejtë”,- kështu...

Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Show-biz

Nuk përmbahet Ingrit Gjoni/ Surprizon ndjekësit me foton e fundit

Këngëtarja Ingrit Gjoni i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me foton e fundit. Para disa orësh këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet nudo, teksa ka hedhur mbi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!