Kompanitë prodhuese amerikane janë në momentin e tyre më të mirë

Diel, 24 February 2019 18:43

Ngadalësimi i planeve të Foxconn për të prodhuar televizorë në Wisconsin është kompensuar nga lajme të tjera, edhe më të mira

Udhëtimi i dikurshëm në rrugët e ngushta të fshatit Wisconsin nuk kishte asgjë të veçantë. Ju do të vinit re një fermë që kultivonte kunguj, një tjetër fermë të çuditshme në pamje dhe një hambar gjigant në ngjyrë të kuqe, shkruan The Economist.

Por nëse ju do ta vizitonit atë në ditët e sotme do të përballeshit me ndërtimin e një fabrike të re, në këtë cep të Midwest. Vendi ku dikur mbaheshin pulat është zëvendësuar sot me gjigantin nga Tajvani, Faxconn, i njohur në botë për përvojën në montimin e pjesëve të iPhone-ve.

Kur kjo kompani prezantoi në vitin 2017 planet për të ndërtuar një fabrikë gjigante për prodhimin e televizorëve të cilësisë së lartë, shumë e pritën me gëzim këtë lajm, përfshirë këtu edhe Presidentin, Donald Trump, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë nisjes së projektit vitin e kaluar. Prodhuesit e elektronikës e kanë braktisur Amerikën kohë më parë dhe e kanë zëvendësuar atë me shtete më të lira, ku mund të përmendim këtu veçanërisht Kinën.

Për këtë arsye, investimi u vlerësua dhe u konsiderua si pika e kthesës në këtë drejtim. Pasi mori premtimin për një subvencionim prej mbi 4 miliardë dollarësh nga Wisconsin, Foxconn u zotua se do të hapë 13,000 vende pune, shumica prej të cilave në sektorin e montimit, me një pagesë mesatare vjetore prej 54,000 dollarësh. Por ajo që Foxconn do të bëjë në këto zona të thella, mbetet pikëpyetje për shumë njerëz. Kompania ka zbuluar se është vështirë që të arrijë të punësojë mijëra vetë nga Midwesti, të cilët të bien dakord të punojnë me orë të zgjatura në një vend pune që ka lodhje të madhe dhe mbi të gjitha, kundrejt një pagese relativisht të ulët.

Ditët e fundit, Presidenti Trump ndërhyri personalisht për të bindur bosin e Foxconn, Terry Gou, që të mos tërhiqej. Megjithatë, Foxconn ka reduktuar planet e prodhimit masiv dhe sipas një personi të brendshëm të kompanisë, ajo do të prodhojë vetëm sasi të përcaktuara të produkteve me cilësi të lartë. Në lidhje me hapjen e vendeve të reja të punës, kompania nuk i ka tërhequr premtimet e bëra, megjithëse vëzhguesit dyshojnë se ajo do të jetë në gjendje që të punësojë në shkallën e parashikuar fillimisht. Në pamje të parë, ndryshimi i qëndrimit të Foxconn konfirmon se industria e prodhimit amerikan është në telashe.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Politikë

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Nga studio e Report Tv, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, e pyetur se çfarë do të ndodhë në votimet e 30 qershorit u shpreh se kjo do të jetë një...

Tonin Çobani: Edhe unë nuk do të votoj!

Aktualitet

Tonin Çobani: Edhe unë nuk do të votoj!

Studiuesi i njohur Tonin Çobani është bashkuar me intelektualët e tjerë që nuk do të votojnë me 30 qershor në zgjedhjet moniste. Ai ka postuar në facebook këtë shënim: “Edhe unë...

Modelja shqiptare “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)

Show-biz

Modelja shqiptare “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)

Modelja seksi, Kejvina Kthella, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave të saj të shumtë, teksa ka publikuar dy foto ku shfaqet mjaft provokuese. Në fotot e postuara në “Instagram”, ish-velina e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!