BE thirrje për vetëpërmbajtje në Venezuelë. Pompeo: Te veprohet

Hënë, 25 February 2019 08:59

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tërhoqi vëmendjen ndaj tensioneve në rritje në Venezuelë dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

Në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështjen, Mogherini ka theksuar se në Venezuelë janë përkeqësuar kushtet e jetesës dhe se refuzimi i qeverisë për të pranuar ndihma humanitare ka rritur tensionet në vend.

 “Në mënyrë të fuqishme u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të lejojnë hyrjen e ndihmave humanitare, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të mos përdorin dhunën”, deklaroi Mogherini e cila ka vënë theksin se arsyet e “krizës” në Venezuelë janë politike.

Më tej pasi ka nënvizuar se “kriza” mund të zgjidhet vetëm me rrugë politike, Mogherini ka ripërsëritur thirrjen e BE-së për zgjedhje “transparente, të sigurta dhe të lira”.

popullin e dëshpëruar venezuelan".

Synimi për të futur në vend ndihmat humanitare ka shkaktuar kaos dhe viktima në Venezuelë. Dy vetë humbën jetën, 300 të tjerë u plagosën. Forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës dhe plumba gome në disa qytete kufitare. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo shkroi në twitter se "ka ardhur koha për të vepruar" dhe "për të ndihmuar "popullin e dëshpëruar venezuelan". Ai bëri të ditur "masa" të Uashingtonit për mbështetjen e demokracisë në Venezuela.

Venezuela u përfshi në protesta që nga 10 janari kur presidenti Maduro dha betimin për mandatin e dytë pas bojkotit të opozitës. Tensionet u përshkallëzuan kur kreu i opozitës, Juan Guaido, më 23 janar u vetëshpall president i përkohshëm, i mbështetur nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine. Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Politikë

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho: Më 30 qershor do i frenojmë zgjedhjet me çdo formë

Nga studio e Report Tv, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, e pyetur se çfarë do të ndodhë në votimet e 30 qershorit u shpreh se kjo do të jetë një...

Tonin Çobani: Edhe unë nuk do të votoj!

Aktualitet

Tonin Çobani: Edhe unë nuk do të votoj!

Studiuesi i njohur Tonin Çobani është bashkuar me intelektualët e tjerë që nuk do të votojnë me 30 qershor në zgjedhjet moniste. Ai ka postuar në facebook këtë shënim: “Edhe unë...

Modelja shqiptare “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)

Show-biz

Modelja shqiptare “çmend” fansat me pozat provokuese (FOTO)

Modelja seksi, Kejvina Kthella, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave të saj të shumtë, teksa ka publikuar dy foto ku shfaqet mjaft provokuese. Në fotot e postuara në “Instagram”, ish-velina e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!