Moti i keq: 6 të vdekur në Itali, në Greqi mbyllen shkollat

Hënë, 25 February 2019 16:11

Moti i stuhishëm që nisi fundjavën e kaluar në disa vende mesdhetare u ka marrë jetën të paktën 6 personave dhe ka rrëzuar mure e pemë në Itali dhe Greqi.

Viktima më e fundit u raportua të dielën në periferi të Romës, ku i moshuari 61-vjeçar që kishte hipur në çati për të rregulluar antenën humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi rreth 6 metra, duke mos i mbijetuar goditjes.

Ndërkohë, tre të rinj të moshës 21 deri 27 vjeç mbeten të zhdukur pasi makina me të cilën ata po udhëtonin u tërhoq drejt detit nga rrymat e forta të ajrit.

Erërat e fuqishme që u përqendruan fillimisht në rajonin e Lacios dhe Kampanjës kanë zbritur rrezikshëm në pjesën jugore të vendit, siç është Siçilia.

Dëmet në infrastrukturën rrugore dhe rënia e pemëve mbi shina kanë pezulluar lëvizjen e trenave në disa rajone të jugut dhe qendrore; shkollat dhe parqet në qytetin e Napolit vazhdojnë të mbeten mbyllur për arsye sigurie.

Dhjetëra shkolla raportohet të jenë kyçur edhe në Greqi apo Kretë si pasojë e valës së acartë që pritet të zbutet duke filluar nga dita e hënë.

Bora e dendur dhe stuhitë e forta me shpëjtësi deri në 140 kilometra në orë kanë prekur transportin rrugor, detar dhe ajror për shkak të fushëpamjes së kufizuar dhe dallgëzimeve, ndërsa rrugët në zonat më malore janë mbyllur ose është bërë e detyrueshme kalimi me zinxhirë.

Autoritetet vendase njoftojnë se gjatë ditës së diel kanë marrë mbi 280 telefonata nga qytetarët për heqjen e pemëve të rrëzuara ose për objektet e tjera siç janë tabelat rrugore, por fatmirësisht nuk janë raportuar incidente fatale.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Haradinaj përballë sfidës “taksë”, ja çfarë do t’i kërkojë Merkel

Bota Shqiptare

Haradinaj përballë sfidës “taksë”, ja çfarë do t’i kërkojë Merkel

Angela Merkel dhe Emanuel Macron do t’i kërkojnë kryeministrit Ramush Haradinaj heqjen e taksës, ndërsa kryeministrit Aleksander Vuçiç pushimin e fushatës kundër Kosovës, në mënyrë që të rifillojë dialogu mes...

Shihni 10 fotot më të mira nga e gjithë bota, njëra i përket Shqipërisë

Kuriozitete

Shihni 10 fotot më të mira nga e gjithë bota, njëra i përket Shqipërisë

Njihuni me foto më të mira nga e gjithë bota përzgjedhur nga agjensitë ndërkombëtare. 1-Banorët e rajonit të Mendrisio të maskuar si personalitete biblike kryejnë procession e së enjtes së shenjtë...

Tirana e Partizani duan vetëm fitore, edhe pse “i bëjnë nder” njëra-tjetrës

Sport

Tirana e Partizani duan vetëm fitore, edhe pse “i bëjnë nder” njëra-tjetrës

Java e 30-të e Kategorisë Superiore sjell duele ekstremesh, siç është ai ndërmjet Partizanit kryesues dhe Kastriotit që është në zonën e rënies nga kategoria. Të tilla janë edhe përballjet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!