Netanyahu takon Trump në Uashington

Hënë, 25 Mars 2019 11:02

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet të hënën me presidentin amerikan, Donald Trump, teksa pritet që dy liderët të diskutojnë njoftimin e fundit të Shteteve të Bashkuara se duhet njohur sovranitetin e Izraelit në Lartësitë Golan.

Trump ka thënë përmes një postimi në Twitter më 21 mars se është koha që SHBA-ja të njohë “plotësisht” sovranitetin e Izraelit në rajonin që Izraeli e ka pushtuar nga Siria më 1967.

Netanyahu më pas ka falënderuar presidentin amerikan për deklaratat e tij lidhur me këtë çështje.

“Në kohën kur Irani kërkon të përdorë Sirinë si hapësirë për të shkatërruar Izraelin, presidenti Trump njeh sovranitetin e Izraelit në Lartësitë Golan”, ka thënë Netanyahu, që ka pretenduar se Irani është duke shfrytëzuar këtë rajon për të kryer sulme në Izrael.

Turqia, Irani dhe Siria kanë dënuar deklaratat e Trumpit, derisa Rusia ka thënë se shpreson që komentet e presidentit amerikan do të mbesin “vetëm thirrje”.

Izraeli më 1967 ka pushtuar territor nga Siria në hapësirë prej 1,800 kilometra katrorë në Lartësitë Golan, gjatë asaj që njihet si Lufta Gjashtëditore.

Më 1981, Izraeli ka zgjeruar ligjet e saj në këtë rajon, duke e aneksuar atë, hap që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Deklarata e Trumpit ka ardhur në më pak se një muaj para se të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Izrael, proces në të cilin Netanyahu përballet me sfidë të ashpër nga ish-shefi ushtarak, Benny Gantz, që tani është kryetar i partisë së qendrës.

Netanyahu ka thënë më 25 mars se do të qëndrojë për një kohë shumë të shkurtër në SHBA, pas një sulmi me raketë afër Tel Avivit. Ai ka thënë se do të udhëtojë menjëherë në Izrael, pasi të përfundojë takimin me Trumpin.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shkarkimi i Malajt, reagon ashpër ish-deputeti i PS-së: Guxim i madh i rilindësve të Ramës!

Politikë

Shkarkimi i Malajt, reagon ashpër ish-deputeti i PS-së: Guxim i madh i rilindësve të Ramës!

Sa vjen e thellohet përçarja mes socialistëve, ku shkak është bërë nisma e deputetëve të PS-së për të shkarkuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë të ish-ministrit dhe ish-deputetit...

Meta kthen ligjin për privatizmin e Shoqërive Tregtare: Dëmton interesin publik

Politikë

Meta kthen ligjin për privatizmin e Shoqërive Tregtare: Dëmton interesin publik

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dekretuar ligjin për privatizmin e Shoqërive Tregtare. Arsyet e kthimit të ligjit nr. 37/2019  “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr...

Italia rrëzon qeverinë “Rama” për drogën: Shqipëria, furnizuesi kryesor me hashash

Aktualitet

Italia rrëzon qeverinë “Rama” për drogën: Shqipëria, furnizuesi kryesor me hashash

Qeveria shqiptare u referohet shpesh deklaratave mediatike të drejtuesve të antidrogës italiane që operojnë në Shqipëri për luftën kundër narkotikëve, duke i konsideruar si sukses operacionet mes dy vendeve. Por...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!