Erdogan kundër SHBA dhe BE-së: Duhet të dini se…

Saturday, 06 Prill 2019 09:08

Zgjedhjet lokale në Turqi kanë përfunduar dhe tashmë vendimi mbi epilogun e tyre është në duart e komisionit shtetëror, deklaroi presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Nëse rezultatet e këshillave zgjedhore (provinciale) nuk korrespondojnë me tonat, atëherë Këshilli i Lartë Zgjedhor për ne do të jetë fjala e fundit”, deklaroi Erdoğan pas faljes së namazit të Xhumasë në Stamboll.

“Është e drejtë e jonë t’i ankimojmë”, shtoi më tej presidenti turk, duke iu referuar ankesave të dërguara nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) e cila kërkon rinumërim në Stamboll dhe në Ankara.

Erdoğan, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimin Evropian (BE) për përzierjen e tyre në punët e brendshme të Turqisë dhe porositi se duhet të dinë se ku kanë vendin dhe të ndalojnë të përzihen në procesin zgjedhor në vendin e tij. “Vendimin përfundimtar e sjell komisioni zgjedhor, dhe pas këtij vendimi, gjithçka do të përfundojë”, theksoi Erdoğan.

Aleanca Popullore e përbërë nga Partia AK dhe Lëvizja Nacionaliste (MHP), në zgjedhjet e 31 marsit fitoi 53.3 për qind të votave duke fituar kështu 25 nga 39 rrethet e Stambollit, tha Erdoğan.

Ai vlerësoi lart pjesëmarrjen e lartë të votuesve, rreth 82 për qind, duke thënë se kjo i jep një leksion demokracisë në mbarë botën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

Bota Shqiptare

Nuk i fliste për klipin me drogë dhe alkool, Bebe Rexha pajtohet me babain

3 muaj më parë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha publikoi këngën e titulluar ‘Last Hurrah’. Por klipin e këngës më drogë, cigare dhe alkool, ku Bebe shfaqej në skena...

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Aktualitet

Zgjidh një çelës dhe testo personalitetin tënd

Zgjedhja mund t'ju surprizojë pasi do zbuloni diçka interesante për personalitetin tuaj. 1 - Ju keni zgjedhur çelësin më të thjeshtë. Pavarësisht formës së zakonshme, ka një dizajn shumë unik. Kjo...

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Show-biz

Nuk e ka prezantuar kurrë të atin: Xhensila Myrtezaj publikon foton e parë me të!

Xhensila Myrtezaj është ndjerë nostalgjike sot dhe ka publikuar një foto familjare! Këngëtarja shqiptare nuk e ka prezantuar kurrë të atin në publik, por sot ka thyer rregullin e saj dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!