OKB: Mbi 12 mijë refugjatë kanë hyrë në Evropë në 2019

Saturday, 13 Prill 2019 10:10

Agjencia e migrimit e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se 12.546 emigrantë të parregullt dhe refugjatë kanë arritur në Evropë nga deti që nga fillimi i vitit 2019. Gjithashtu 407 emigrantë janë zhdukur në det këtë vit, sipas raportit të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar, 16.218 refugjatë dhe emigrantë kanë hyrë në Evropë dhe 558 të tjerë u mbytën në Detin Mesdhe.

Numri i personave që kanë arritur në Spanjë dhe Greqi mes 1 janarit dhe 10 prillit është 5.880 për secilin vend. Numri i personave të ardhur në Itali është shumë më i ulët (551 nga 6.894 gjatë periudhës së njëjtë vitin e kaluar), Malta 246 persona dhe Qipro 177 persona.

IOM dhe UNICEF më herët gjatë ditës shfaqën shqetësime për situatën e 62 emigrantëve dhe refugjatëve të shpëtuar më 3 prill nga anija Alan Kurdi, që drejtohet nga organizata joqeveritare gjermane “Syri i detit”.

“Agjencitë riafirmojë prioritetin absolut për shpëtimin e jetëve në det dhe garantimin e zbarkimit të sigurt dhe në kohë”, thuhet në një kumtesë të përbashkët.

“Situata në Libi e bën absolutisht të nevojshme formimin e mekanizmave të zbarkimit që janë të parashikueshme dhe në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare, ndër të cilat vendi i Afrikës së Veriut nuk mund të konsiderohet si port i sigurt”, tha IOM.

Në ditët e fundit, dy gra janë zbarkuar nga një anije për probleme shëndetësore, konfirmoi përfaqësuesi i IOM-it në Itali, Flavio Di Giacomo.

Rreth 30.510 emigrantë humbën jetën në periudhën mes viteve 2014 dhe 2018 gjatë udhëtimit të vështirë për në Evropë, thuhet në një raport të OKB-së të publikuar në muajin janar.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zgjedhjet presidenciale, nesër zhvillohet raundi i parë në Maqedoninë e Veriut

Politikë

Zgjedhjet presidenciale, nesër zhvillohet raundi i parë në Maqedoninë e Veriut

Ditën e nesërme do të zhvillohe raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Votuesit do të duhet të zgjedhin midis tre kandidatëve: shqiptarit Blerim Reka, i cili kandidon si i pavarur...

Duhet apo nuk duhet të konsumohen fruta në fund të një vakti?

Shëndeti

Duhet apo nuk duhet të konsumohen fruta në fund të një vakti?

Në temën e dietës ka besime të gabuara që gjithashtu mund të çojnë në pasoja negative për shëndetin. Këto shpesh janë klishe që janë privuar nga çdo themel shkencor. Pikërisht...

Grabitja në Rinas, si ikën autorët nëpër tunele

Aktualitet

Grabitja në Rinas, si ikën autorët nëpër tunele

10 ditë pas ngjarjes zbardhen të tjera detaje nga grabitja spektakolare në Rinas. Burime nga grupi hetimor për këtë çështje flasin për ekzistencën e disa tuneleve të fshehta, brenda të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!