Pompeo, thirrje Amerikës së Jugut të mos pranojnë investimet ruse e kineze

Saturday, 13 Prill 2019 17:14

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po u bën thirrje vendeve të Amerikës së Jugut të mos i pranojnë ofertat për investime dhe ndihma nga vende konkurrente të Amerikës si Kina dhe Rusia. Zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara mbeten një mik dhe partner ekonomik më i mirë për Amerikën e Jugut.

Në komentet dje në Santiago të Kilit, shefi i diplomacisë amerikane tha se Shtetet e Bashkuara besojnë që Amerika e Jugut ka përpara një moment mundësish për të “çimentuar një të ardhme në demokraci, begati dhe paqe për hemisferën. Është në dorën tuaj ta shfrytëzoni ose ta keqpërdorni këtë mundësi,” u shpreh zoti Pompeo.

Sekretari i Shtetit paralajmëroi se Kina dhe Rusia, të cilat kanë bërë investime të fuqishme në Amerikën e Jugut, sjellin korrupsion dhe dobësim ekonomik. Ai solli si shembull projektin e dështuar për ndërtimin e një dige në Ekuador, të financuar nga Kina.

“Diga pritej të zgjidhte problemet energjetike të Ekuadorit dhe ta nxirrte këtë vend nga varfëria, por deri tani diga funksionon me gjysmën e kapacitetit. Po ashtu thuajse të gjithë zyrtarët e lartë të përfshirë në këtë projekt janë në burg ose janë ndëshkuar për korrupsion,” u shpreh zoti Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit akuzoi Rusinë se nxit trazira në Venezuelë duke mbështetur regjimin e Presidentit Nicolas Maduro dhe duke dërguar ushtarë për të krijuar një qendër stërvitore. Ai shtoi se Rusia i ka shitur armë Nikaraguas dhe ka hapur atje një qendër për stërvitjen e policëve. Rezultatet në këtë vend të Amerikës Qendrore, nuk kanë qenë aspak të mira, tha zoti Pompeo.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, nxisin tregtinë e lire dhe ndihmojnë bashkëpunimin rajonal si dhe kanë mbështetur udhëheqësin e opozitës venezueliane që po përpiqet për të kthyer normalitetin në vend.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zgjedhjet presidenciale, nesër zhvillohet raundi i parë në Maqedoninë e Veriut

Politikë

Zgjedhjet presidenciale, nesër zhvillohet raundi i parë në Maqedoninë e Veriut

Ditën e nesërme do të zhvillohe raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Votuesit do të duhet të zgjedhin midis tre kandidatëve: shqiptarit Blerim Reka, i cili kandidon si i pavarur...

Duhet apo nuk duhet të konsumohen fruta në fund të një vakti?

Shëndeti

Duhet apo nuk duhet të konsumohen fruta në fund të një vakti?

Në temën e dietës ka besime të gabuara që gjithashtu mund të çojnë në pasoja negative për shëndetin. Këto shpesh janë klishe që janë privuar nga çdo themel shkencor. Pikërisht...

Grabitja në Rinas, si ikën autorët nëpër tunele

Aktualitet

Grabitja në Rinas, si ikën autorët nëpër tunele

10 ditë pas ngjarjes zbardhen të tjera detaje nga grabitja spektakolare në Rinas. Burime nga grupi hetimor për këtë çështje flasin për ekzistencën e disa tuneleve të fshehta, brenda të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!